Dystandartizimi, hipokrizia jonë sjell dhunën në familjet tona!GentaKaloçi

8 QERSHOR 2016

Bërtasim, ulërasim përpara kamerave dhe në rrjetet sociale me një hipokrizi të pashembullt për barazi gjinore dhe trajtim njerëzor ndaj femrave.

– Si mund të ndodhi kjo kur njerëzit sillen me dy fytyra e disa standarte? Politika të tjera thotë e të tjera mendon, të tjera bën e të tjera zbaton për ne.

– Si mund të kërkosh barazi kur femra edukohet nga shtëpia se është e tepërt. Nëse nuk martohet është e paaftë, duhet të gjej zogun/mashkullin e parë e kap dhe nuk e lëshon.

– Nëse nuk martohet thonë është e përdalë dhe meshkujt që janë djemtë, vëllezërit, burrat, të dashurit, shokët dalin fitimtarë në të gjitha rastet.

– Si mund të kërkosh barazi kur femra edukohet se aftësi e madhe është të kapësh një mashkull (e konsiderojnë, zog/pëllumb që s’duhet lëshuar nga dora) se është shpëtimi i vetëm i tyre nga presioni i përditshëm diskriminues dhe ofendues nga prindërit, familja, shoqëria, miqësia e krushqia.

Edukohen me kryefjalën se mashkullin/zog fute në kurth me çdo mënyrë deri sa të martohesh me të, për pastaj nuk i intereson askujt asgjë. Zogu/mashkull është vetëm viktima, nuk konsiderohet i barabartë me femrën, mjafton ta fusësh në kurth me metodat e lashta sa njerëzimi duke përdorur pjesën nga mesi e poshtë. Pas kurthit del në pah problemi me pjesën e sipërme të trupit, trurin, llogjikën, arsimin, kulturën, edukatën inekzistente dhe zogu mashkull kupton që nuk është gjithçka mesi e poshtë.

Nga ana tjetër kemi meshkujt që femrat i quajnë kurva, prostituta në çdo minutë të ditës. Mashkulli vendas etiketon çdo femër si të tillë. Në të gjitha rastet, edhe kur ja ‘jep’ (krenohet te shoqëria për aftësitë mashtruese ndaj femrave, jo burrërror) edhe kur s’ja jep (inati, fyerja e egos, sedrës së sëmurë të meshkujve të cekët) i përfolin, shajnë, ofendojnë femrën me një sjellje kriminale.

Prindërimi dhe familjet tona kanë një përgjegjsi të madhe për modelin që përcjellin te fëmijët e tyre përgjatë rritjes dhe fëmijërisë së tyre. Dystandartizimi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve nga njerëz që vetëquhen prindër janë kriminelët kryesorë të kësaj katrahure. Nuk janë të vetmit, por duke patur në ndihmë politikat inekzistente të barazisë, modele shkatërruese të elitës vendase që kanë jetë të dyfishtë, atëherë çfarë mund të presësh përgjegjësi nga një çift prindërish në Babrru, Paskuqan apo në Kamëz. Problemi është shumë i madh dhe nuk zgjidhet vetëm me sensibilizimin mediatik të vidjove të sherreve apo të goditjeve të popullit të varfër. Problemi duhet parë te burimi i tij që është klasa politike që promovon pabarazinë gjinore, pabarazinë sociale, jetën e shumëfishtë të individit, çiftit dhe familjeve. Peshku qelbet nga koka dhe në rastin konkret kupola politike e jashtëqitjes tridhjetëvjeçare i ka hapur pusetat e saj deri në qelizën familjare duke e shkatërruar atë.

Ju bëj një pyetje të thjeshtë, kur elita e shkërdhyer vendase e paaftë të mbaj përgjegjësi për politikën e saj dhe duke na bërë karshillëk me jetët e tyre të dyfishta atëherë çfarë mund të presim nga njerëz të thjeshtë, të varfër, pa arsim, pa edukim, pa njohuri, pa prespektivë, pa ndihmën e shtetit, pa ndihmën e politikës, pa objektiva realist për një jetë më të mirë?

Çfarë mund të presim kur elita politikofinanciare prapa kuintave janë në një orgji të vetëdijshme me lejen e partnerëve dhe familjarëve, me kushtin e vetëm që skandalet mos të dalin në publik dhe pasuria të shtohet. Ndërkoh që, në publik dalin nëpër kopertina revistash si familjet më të shenjta e më moralet në vend. Hipokrizia ka kapur çdo kënd dhe kudo të cilët na bëjnë karshillëk firmatosh të organeve gjenitale. Gjithsecili duhet të pranoj jetën që bën, është më e ndershme të ndash shapin nga sheqeri sesa kur vazhdon me mashtrimet, gënjeshtrat, moralizmin e imoralitetit personalofamiljar si shembull idhujsh pa përmbajtje. Askush nuk mund të gjykoj përzgjedhjet e gjithsecilit kur del përballë dhe i pranon ato, sesa kur për hatër të ikonës publike shfaqesh i martuar e familjar ndërkoh që, jeton me dashnoren/in e re (ri). Në rastin e femrës që kërcënohet, mashtrohet ose të mashkullit si kollovar, pa shtyllë kurrizore që nënshtrohet për hir të vështirësive financiare për lluksin e shfrenuar kriminal.

Rrethi vicioz është i tillë që në shumicën e tasteve femra paguan në çdo mënyrë e në çdo rast. Përveç femrave viktima të shoqërisë kemi edhe femrat tutore të politikës vendase të cilat janë mësuar e rritur në atë formë perverse nga modeli i tyre familjar. Të kërkosh, synosh, marrësh atë që nuk të takon në kurriz të ambjentit, shoqërisë është jo vetëm padrejtësi, por kurvëri në gjenezë.

Nga ana tjetër kemi mbijetesën seksuale, e cila është forma më e vjetër sesa vet njerëzimi. Për këto arsye e jo vetëm duhen marrë masa për edukimin, arsimimin, ndryshimin e mentalitetit, por asgjë nuk mund të bëhet nëse shembujt negativë të shoqërisë nuk këputen nga koka për të çliruar familjen shqiptare që të jetojë e të ëndërroj brenda normave të një shoqërie të zhvilluar për së mbari e jo së prapthi siç ka diktuar koha e tre dekadave të fundit.

Asgjë nuk ndryshon vetëm me ashpërsimin e ligjeve të dhunuesve të shtresave të ulta e të varfra, përkundrazi ndryshimet duhet të fillojnë nga lart.

Procesi nuk është një dimensional, përkundrazi është shumë dimensional që të përballemi me problemet dhe përgjegjsitë që i takojnë gjithsecilit, përndryshe incidentet e dhunës (meshkujt ndaj femrave, femrat ndaj femrave, femra ndaj meshkujve, meshkujt ndaj meshkujve) nuk do kenë fund.

Diçka duhet të bëhet së shpejti, përndryshe morëm fund si Shqiptarizëm!