A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë-Bruna Gjoni Pervathi

A do mundesh me m'dasht njaq sa due unë
I frigohem dashnisë …njaq sa i frigohem dekës
Ndaj udhëve i vë kryqe ..
Hapat i lidh pas dere ..
Zemrën e mbshtjellë me gjeth dafine mos me ma plas dhemta
Shpinën ja kthej murranit
Sytë…..
Syt nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”
E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri.


I frigohem dashnisë se veç dashnia të vret e t’la gjallë
T’thyen ashtën prej ikjeve
T’krrus shpinën tu prit
Ndaj sytë ….nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”
E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri.
A do mundesh me m'dasht njaq sa due unë...?
Q'udhët ti çel ... njashtu siç çilen boçet e luleborës dimnave..
Q'hapat ti z'gidh e ti stërpik me ujë drandofili..
Q'sytë ti nis me krahë zogjsh tu e kalue "Majën e Tyrbes"...
Me u pa sy m'sy
Pa u frig ...
Lumnajave mbi Dri.

Ps( Maja e Tyrbes) mal që ndodhet pranë kalasë Lezhë

(Dri) lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës

Ps( Maja e Tyrbes) mal që ndodhet pranë kalasë Lezhë
(Dri) lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës