Dëshmori Safet Qemajl Rexhepi -Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Dëshmori Safet Qemajl Rexhepi

Safet Rexhepi u lind, 15/ 03/ 1980, në fshatin Ziti-Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmën u detyrua ta ndërpriste për shkak të gjendjes ekonomike familjare. Safeti punoi si mekanik te xhaxhai i tij Ismajli, ai shkoi në Gjermani pasi i kishte mbushur 19-të vite, me 01 prill 1999. La punën në perëndim dhe bashkë me shokë: Musa Bunjakun nga fshati Dobërqan dhe Sherif Azizin nga Smira ishin të gatëshëm për hyrje në frontin çlirimtar së bashku me xhaxhain e tij Ismajlin dhe kusheririn Xhelal Beqiri. Ata për një kohë të shkurtër qëndruan në Shqipëri për stërvitje, më 9 prill të vitit 1999 hynë në aradhë. Ushtria serbe kishte humbur territor, më 19 prill vitit 1999, rreth orës 10-të ushtria serbe, në pamundësi t’i rikthej territoret e humbura, përdori granata me helmime luftarake neuro-paralitike sarin dhe soman, të cilat ishin të ndaluara me konventa ndërkombëtare që i hedhte edhe nga aeroplanët. Sulme pati edhe të nesërmën në ora 18:00, për fatë të keq granata kishte shpërthyer në afërsi të luftëtarit Safet Rexhepi, edhe se së shpejti Safeti vendos maskën, ai helmohet, prandaj ai dërgohet në spital me urdhër të komandantit të Batalionit të II. Ai pas qëndrimit disa ditor në spital, pa jejen e mjekut vendos të kthehet në luftë. Safeti u kthye përsëri në mesin e shokëve në luftë pa lejen e mjekut ende pa u shëruar. Por megjithatë gjendja e tij shëndetsore ishte duke u përkeqësuar.

Atë e dërguan prapë për disa ditë në Papaj për shërim. Më 05 maj dita ishte me reshje vetëtimë e murmurimë, pengohej komandimi luftarak, lufta sjellte përparime për UÇK-në, dëme për armikun, luftëtari Jonuz Zejnullahu kishte depërtuar afër ushtrisë serbe, kishte hedhur granatat duke asgjësuar gjithçka brenda bunkerit. Safeti në Papaj kishte dëgjuar krismën te “Rrasa e Kosharës”, dhe pa dijenin dhe lejen e mjekëve ishte nisur te “Rrasa e Kosharës” për në skuadrën që e komandonte komandanti Lika, ai kishte luftuar tërë natën së bashku me shokët e vetë, më 06 maj për shkak të pamundësisë për të komanduar, shkarkimet atmosferike, granatimet e dyanshme, granatimet e NATO-së kishin krijuar gjendje të vështirë për komandim dhe për ta udhëhequr luftën. Edhe mëngjezin e herëshm vazhdonin granatime, deri në ora 12:30, të 6-të majit, pati gjahtë ushtarë të vrarë. Safeti ishte nisur në drejtim të vijës së zjarrt, duke lëshuar istikamin, për ta tërhequr shokun e vetë të plagosur, por papritur një granat shpërtheu në afërsinë e tij, dhe ai kalon në përjetësi për të mos vdekur kurrë ende pa i mbushur të njëzetat. Safetin shokët e tij e varrosin në qytetin Bajram Curr, më 08 maj të vitit 1999 e rivarrosin në varrezat e dëshmorëve në Viti me ceremoni institucionale të shtetit të Kosovës.

Dëshmori Safet Rexhepi!

Kush po i kthen pushkën shkjaut për liri,

n’Koshare Safeti me shokët e tij!

Jo, në mes shqiptarëve s’do të ketë kufi,

se kësaj toke i thonë Arbëri!




Safeti ishte i pandar,

për liri truallit shqiptar!

Me shpejtësi si vetëtima,

për t’hap kufirin me disa trima!

Në shtigje të zjarrta për atdhe,

vendi i shqipeve mos t’bije pre!




Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” ishte emruar,

tërë Arbërinë për ta çliruar!

I plagosur rëndë ai, ende pa u shëruar,

Pa leje të mjekut, përsëri, në luftë kishte shkuar!




Në përjetësi në vendin e quajtur “Rrasa e Kosharës” Safeti ra,

që trojet tona kurrë mos t’mbeten nën shkja!

Sot, emrin e tij me krenari,

e mban shkolla në Zhiti!




Të përjetësuarit s’vdesin kurrë,

janë të bashkuar për atdhe, flamur!

Fluturojnë shqiponjat me krenari,

që, t’jenë të lira në Iliri!