Armenida Qyqja

A janë shkrimtarët artista dhe a duhet te kesh studiuar Akademinë e Arteve për të qënë artist???
Dy pyetje të veçanta që rastësisht u lidhën bashkë në një nyje Gordiane. Ah, kjo nyja Gordiane, sa e lehte na paskesh qenë zgjidhja!
Pyetjes, ju përgjigja drejt nga eksperienca ime e përulur si shkrimtare poezish dhe tregimesh, artit të fjalës që sipas pyetësit nuk është art. Sa here shkruaj poezi jam munduar t’i them sa më bukur ato që ndiej brenda shpirtit. T’ua sjell lexuesve sa më të gjalla dhe sa më të prekshme njëheresh. T’i jap mundesine lexuesit ta shoh veten në atë tabllonë e vogël, dhomën time të zbrazët ku peshojnë rëndë kujtimet, mungesa e dikujt. Apo të shohë trenin ekspres ku kam hipur dhe intesitetin e jetës që pulson kaq fuqishëm në damarët e mi, me bashkudhetarët që hipin e zbresin dhe me kë mbetemi në fund. Mundohem pra te mos jem unë dhe vetëm unë por te jeni ju, dhe t’i vishni zërin tuaj vargjeve apo zërin e të dashurit tuaj.
Mundohem shpesh here t’ua percjellë edhe më gjallë me foto e vidio, interpretime.
I njejti proçes dhe kur shkruaj tregime me te vetmin ndryshim: luksin e nje filmi qe zgjat pak më shumë dhe zërat e disa personazhve, botët e tyre ku ju mund të fusni veten.
Nuk më është dashur diplomi për këtë dhe pse mirë do të ishte. Ndoshta punë më bukura e të arrira do të kisha bërë, por jeta është kaq e shkurtër o miq për të qar mbi qumështin e derdhur.
Do shpenzoj tërë jetën që më ka mbetur për ta plotësuar veten në tërë format dhe mënyrat e mundëshme, kjo është e sigurtë. Eh sa për pyetjen, nyjen Gordiane zgjidhja është kaq e lehtë dhe bota kaq e madhe për të nxënë të tërë. Mund të shfelojnë në google, Chat gpt… janë mijëra artikuj që i japnin përgjigje, emra shkrimtaresh botëror si Balzak, Mark Twain, piktorësh si Frida Kahlo, Vangog etj…pa diplomën në Akademinë e Arteve, që bashkon të gjitha artet dhe patjetër dhe atë të fjalës së bukur. Gëzuar miq!