Ç’u bë hëna?…Albert Habazaj

Ç’u bë hëna?…

 

Këngë e përvajshme për Millkën e dr. Llukë Gjidede

 

Albert Habazaj




Lajm i zi në moshë të bardhë

Del nga Doktor Lluka

Pse, o lajm i zi ke ardhë

Në shpirt dot s'e futa.




Nuk futa dot në shpirt

Jo, s' ma nxinte zemra

Shpirt i Millkës bëftë dritë

Në kujtesë e ëndrra.




Ta pohoj nuk kam dëshirë,

Zot, pse atje lart

More mollën më të mirë

Pse mollën e artë?...




Pikëllim ka vajza, djali

Se u iku nëna

S' del sot dielli maj' malit

Se i humbi hëna.




Ç’u bë hëna, ku ka rënë

Vallë kush e ka parë,

Syri diellit i është zënë

Bujar, duke qarë




Qan fisniku edhe ngrihet

T’i bëjë dritë dritës,

Llamburit me besë e s’fiket

E sheh maj’ e Çikës...


Vlorë, e hënë 29 Dhjetor 2025