Një vështrim për kometën nën syrin mistik
-A është komet aliene?Jo nuk është,por ka energji aliene…
Gëzim Llojdia
…

Sot tokën e përshëndeti ne një distancë të madh,e kometa e shumë përfolur 3I/ATLAS .
1.
Kometa 3I/ATLAS është në yjësinë e Luanit , në një distancë prej 269,040,591.4kilometra nga Toka.
Ngritja e Djathtë aktuale është10 orë 46 minuta 01 sekondadhe Deklinacioni është +07° 04′ 54”(koordinatat e dukshme).
Madhësia e fundit e vëzhguar e kometës 3I/ATLAS është11.2 (të dhënat e ofruara nga COBS ).
Informacion shtesë
Yjësi-Luani
Madhësia e Vëzhguar (COBS)11.2
Diametri i Komës (COBS)2.4′
Gjatësia e bishtit (COBS)n/a
Data e Vëzhgimit (COBS)2025-12-18
Magnituda e Parashikuar (JPL)15.20
Distanca e kometës 3I/ATLAS nga Toka aktualisht është 269,040,626.6 kilometra, ekuivalente me1.7984255079 Njësitë Astronomike . Marrja e dritës14m 57.423spër të udhëtuar nga kometa 3I/ATLAS dhe për të mbërritur tek ne.
Në periudhën midis 1 janarit 2000 dhe 31 dhjetorit 2099, afrimi më i afërt i kometës 3I/ATLAS me Tokën ndodhi të premten, më 19 dhjetor 2025, në një distancë prej 1.798402 Njësish Astronomike, ose 269,037,114 kilometra.
2.
-Kometa 3I/ATLAS në pamje të parë është kometë si gjithë të tjerat.
-Në pamje të brendshme nuk është kometë, si gjithë të tjerat.
-A është kometë aliene?
-Jo nuk është komet alienë.
-Po atherë çfarë është?
3.
Kometat ndërgalaktike dhe rasti i 3I/ATLAS na tregon se fenomenet astronomike shpesh hapin debat midis interpretimit shkencor dhe spekulimeve mbi mundësinë e ndikimeve jashtëtokësore.Shfaqja e tyre të paparashikueshme, anomalitë në lëvizje dhe karakteristikat fizike shpesh kanë nxitur interpretime të ndryshme, që nga ato të bazuara në shkencë e deri te ato metafizike.
Një ndër rastet që ka ngjallur interes është kometa 3I/ATLAS, objekti i tretë i identifikuar si i mundshëm ndëryjor. Diskutimet rreth natyrës dhe sjelljes së saj kanë nxitur vëmendjen e publikut dhe disa studiuesve, përfshirë edhe teoricienë të hapur ndaj hipotezave më pak tradicionale, si profesori Avi Loeb,një shkencëtar shumë i njohur dhe që shpesh flet për mundësinë e teknologjive të huaja .
Kometa 3I/ATLAS ka qenë një prej trupave qiellorë që ka tërhequr vëmendje të madhe, sidomos për shkak të trajektores së saj dhe fenomeneve të pazakonta të raportuara.
4.
… 3I/ATLAS.
Është komet si gjithë kometat e tjera ,që ka në ardhur nga thellësia e galaksisë tonë .Në pamje të jashtme, kometa 3I/ATLAS nuk dallon shumë nga kometat tradicionale që udhëtojnë nëpër galaktikë. Sidoqoftë, sipas këtij interpretime alternativ, thelbi i saj i brendshëm shfaq veçori që e dallojnë nga kometat e zakonshme.
a-Nuk argumentohet se 3I/ATLAS është një objekt i ndërtuar nga civilizime aliene.
b-Por besohet se ajo ka qenë subjekt i një “shtimi energjie” nga këto qytetërime alien.
Kjo energji, shfaqet në formën e anomalive të lëvizjes dhe fenomeneve të veçanta, që nuk interpretohen lehtë nga instrumentet aktualë të NASA-s dhe observatorëve të tjerë. Pretendohet se vetëm pak shkencëtarë kanë folur hapur për këto anomali, ndër ta edhe profesori i njohur Avi Loeb, i cili njihet për mendimet e tij novatore.
c-Sipas interpretimit të paraqitur, energjia e qytetërimeve të huaja nuk është një burim i pandërprerë.
Ajo jepet në intervale, me porcione të alternuara të aktivizimit dhe zhdukjes.
5.
-Pse nuk e zbulon dot NASA?
a-Kjo e bën të vështirë detektimin e saj me instrumentet aktuale shkencore, të cilat matin vetëm energjinë e vazhdueshme dhe të përcaktuar qartë.
b-Për më tepër, argumentohet se kjo energji transmetohet me anë të strukturave metalike brenda bërthamës së kometës dhe mund të ndikojë në planetë të ndryshëm, përfshirë Tokën dhe Marsin.
c-Ky ndikim konceptohet jo si shkatërrues, por si mbështetës për strukturat energjetike, që përbëjnë jetën dhe materien në univers.
6.
Ende nuk e kemi kuptuar mirë se krejt universi është energji.Dhe toka në këtë rast është energji.Dhe ne vete jemi energji.
Kometa 3I/ATLAS, për këtë arsye, shihet si një objekt që ka marrë vëmendje jo për kërcënime të supozuara, por për shkak të një energjie që synon të ndihmojë ekuilibrat e planetëve të banuar.
Ekziston një pikëpamje që e konsideron universin si një rrjet të ndërlidhur energjie, edhe planetët, trupat qiellorë dhe vetë njeriu trajtohen si manifestime të saj.Në këtë kontekst, kometat me energji positive mund të interpretohen si bartëse të impulseve energjetike që ndikojnë në ekuilibrat e zonave të ndryshme të galaktikës. Nga kjo pikëpamje, kometa 3I/ATLAS shihet si pjesë e këtij mekanizmi ndërlidhës, i orientuar drejt ruajtjes ose përmirësimit të ekuilibrave galaktikë.
7
Dihet fakti, që turpa qiellor kanë sjell jetën në univers. Një ndër idetë thelbësore të kësaj qasjeje është se kometat, asteroidet dhe trupat e tjerë qiellorë shërbejnë si mjete të civilizimeve të hershme për shpërndarjen e “farës së jetës”.
Ky koncept lidhet pjesërisht me teorinë e panspermise, e cila ekziston edhe në kornizën shkencore, por në këtë rast theksohet ndikimi i drejtpërdrejtë i inteligjencave të avancuara.Në këtë interpretim, universi shihet thellësisht si një sistem energjetik.Planetët,yjet dhe edhe vetë organizmat e gjallë konsiderohen forma të ndryshme të së njëjtës energji.
Ndaj argumentohet se strukturat energjitike të krijuara nga civilizime të lashta nuk mund të prishen lehtësisht, pasi çdo thyerje në një pjesë të sistemit mund të çojë në destabilizimin e tërësisë.
8.
A ka të drejtë Avi Loeb për Kometën 3I/ATLAS?
-Po ka të drejtë,që flet rreth sjelles dhe anomalive që shfaq kometa,por ajo nuk është një komet aliene,por alienët i kanë dhënë asaj energji,sikurse kanë vepruar me shumë kometa të tjera në kohët e lashta e më vonë ,por që njerëzimi nuk i ka kuptuar ende se si funksionon energjia e universit…
Energjia e alienëve është energji e pozitive e krijuesit tonë.
9.
Shkencëtarët e NASA-s pohuan se kometa 3I/ATLAS përmban “molekula themelore për jetën”.
Alarm për kometën 3I/ATLAS: ekspertët zbuluan “shenja aktivizimi” përpara se ajo t’i afrohej Tokës.
Specialistët nga agjencia hapësinore amerikane specifikuan se koma e 3I/ATLAS dominohet nga dioksidi i karbonit në një përqindje të jashtëzakonshme: pothuajse 8 me 1 në krahasim me ujin (H₂O).
Misteret e përbërjes së kometës 3I/ATLAS
Gazi hidroksil (OH) është një tregues i vlefshëm për zbulimin e pranisë së ujit në hapësirën ndëryjore. Kjo molekulë formohet kur rrezet ultravjollcë nga Dielli i ndajnë molekulat e ujit (H₂O) në atome hidrogjeni dhe radikale hidroksil.Në rastin e kometës 3I/ATLAS , prania e gazit hidroksil në 2.9 njësi astronomike nga Dielli tregon aktivitet jashtëzakonisht të hershëm të ujit. Kjo metodë indirekte e zbulimit është veçanërisht e dobishme për studimin e kometave dhe trupave të tjerë qiellorë ku uji mund të jetë i pranishëm në forma të ndryshme shkruan medimet e huaja dje.