A njihni ndonjë kaq shumë të fiksuar?Ela Zdrava

 
 
✍️ Autor : Ela Zdrava
🎤Interpretoi : Autorja
🎬Montazhi: Autorja
 
Fiksim
Eh, çu lodhe moj e uruar,
u lidhe fiksuar këmbë e duar,
gjithë ky make up ngarkuar,
në shtresat e tij humbe mbuluar.
Dil moj e shkretë merr njëçik ajër,
ngele tu provu taka edhe rroba,
eh, ç’po heq floku përditë me pjastër,
u telendise, se do të të shoh bota.
U torturove me fotot dyzinë,
me fiksimin e griposur nga virusi famë,
ke harruar veten e jeton për njerëzinë,
torturë paska qenë ky dreq instagram.
Përse e shtrydh si limon jetën,
lëre të marrë frymë, mos qesh me zor,
hapja derën shpirtit e fito veten,
fiksimin kape me shqelma për ta shporr.
Mos shih çfarë bëjnë njerëzit e tjerë,
ditën mos ia fal fiksimit të ndotur,
ha, fli, ec, qesh, vrapo, veç jeto,
askush në këtë botë s’është i përsosur.
Laje moj lekurën, hiqe atë dreq make up-in,
jetën kape përdore e shtoja vrapin,
kalimthi ec në të gugëlluarat faqe,
ulu moj në gjunjë e me veten bëj paqe.
25/02/2018
©2018 Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 👆
 
👉Turn on the 🛎️ to be notified for all the new songs and poems
TopFans #shqip. #tegjith
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocionale
spokenword
 
youtube.com
ELA ZDRAVA – Fiksim (Poezi) – Interpretoi:Autorja
✍️ Autor : Ela Zdrava🎤Interpretoi : Autorja🎬Montazhi: AutorjaFiksimEh, çu lodhe moj e uruar,u lidhe fiksuar këmbë e duar,gjithë ky make up ngarkuar,në shtr…