Absurdi i shoqërisë shqiptare, dhe tjetërsimi i njeriut në demokraci, në poezinë e Aurora Velaj-t-Emi Krosi

Emi Krosi

 

 
 

AURORA VELAJ

 

Tema: Absurdi i shoqërisë shqiptare, dhe tjetërsimi i njeriut në demokraci, në poezinë e Aurora Velaj-t

 

Të përqafoj me gjithë erën/pa e prekur faqen/ të puth me gjithë pikat e shiut/ pa e lagur ndjenjën/ të shikoj me gjithë qiellin/ pa e parë dashurinë(2004 :1 3

 

Libri poetik, ose fletorka e vogël në formë broshure të kuqe “Pa fjalë e kufij” e Aurora Velaj, botuar nga “Ora” në vitin 2004, ka kaluar në heshtje. Një “harresë” tashmë për shkrues ( shkrimtarë/poetë minorë),  që koha i mbuluar me “pelerinën e harrresës”. Teksa lexoj vargjet, ku “sundon” absurdi dhe abstraksioni, hermetizmi dhe ekspresionizmi, të çojnë në themel e zhbërjes të së keqes tonë socio-dhoqërore, në shkërmoqjen e një realiteti të sunduar nga frika/tmerri/ndarja klasorse e regjinit prej 45 vitesh.

 

Aurora, lindur dhe rritur në internim, rrokupujën e shtetit dhe shoqërisë e sheh si një ” ajzberg” gjigant që rrëzohet nga mali i Sizifit. Vargjet: nga kurbeti në enigracion/ dëgjoni për pjesën që mbetet…/historia njerëzore do të vazhdojë/ me Stomak, me Seks/…./ në vitin  1990-’93- ’94/furiallahtaria, mrekullia/ në të tretat e detit, me fuqinë e njeriut e theu komunizmin/…/…për pjesën që mbetet/ përpara aromat e të parfumeve  e makinave/…/në vitet 1994-’95-‘ 96/u bënë gurë/ fytyra medie, surretë politikanësh/…/…me pjesën që mbetet/ në vitin 1996-’97-’98/ u ngritëm, leberitëm, ulëritëm/ gjer në dhëmbë me fishekë/ për të vrarë e djegur e shuar…/ të shkuarënnë vitin 1999 -’00- 2004/ jemi ata që ishim/ përbëjmë  me zakon, me modë / lindjen perëndimin

/ në kohë e Pa… (2004: 26-34), nga poema “Rruga për të hyrë europë“,  “sëmundja” e Europës me duar në xhepa dhe demo(n)kracia e shkalafitur, na çoj në tjetër humbje: atë të indentitetit Njerëzor!

 

Përmes përsëritjes dhe përforcimit të vargut në këtë poemth të gjatë,  narrativa “shpotitëse” e tranzicionit përmes një ironie therëse deri në sarkazëm, ku neveria vjen përme “psikologjisë së turmave” e Gustav Le Bon, apo dhe absurdi i turmave tek “Rinoceronti” i Eugen Jonesku-t dhe së fundi e përfundon përmes vargjeve përsëritëse:  historia  njerëzore do të vazhdojë/ me Stomak,/ e Seks/…/ kështu mund të aplikosh për të hyrë në Europë, me vitëshënimin ( 2004) që çuditërisht jemi në 22 vjet më pas dhe Europa na ka harruar dhe po presim Pasaportën Europiane, që mesaduket dhe ca vite nuk po vjen. Realiteti dhe surrealiteti, janë thika me dy presa që na përqaset përmes:

–          narrativës “shpotitëse” të trekohësisë,

a)      e shkuar,

b)      e tashme,

c)      e ardhme,

–          narrative reale/surreale,

–          narrative e njeriut e skllavërimit dhe “tjetrësimit” nga politika,

–          narrativa e “njeriut të vogël”, apo modernitetit absurd.

 

Në këtë dritë “rehatinë” apo parazitizmi i njerëzve të mësuar me sistemin apo konfortin e dembelit dhe “spiunit”, që  ballafaqohet me personazhin tipik të servilit, në teatrin ” Pallati 176″ me Jovan Bregun, qasja liriko-poetike e poetes së re, që ka dale nga rrjeshti, apo dhe konforti i sitemit, rebelohet. Jo vetëm,  ndaj sistemit (si ish e persekutuar) duke ditur se kjo lloj kaste klasore sociale, nuk reagon ndaj çrregullimeve socio-shoqërore, që po sjellin ndryshimet e demokracisë, por sitemi poltik mbetet e njëjta kastë e korruptuar dhe “importuar” borukracinë e tranzicionit deri në kalendat greke.

Libri ndahet në.

1.      Poezi.

2.      Poezi aktuale.

3.      Natyrë.

4.      Komunikim,

5.      Unë.

6.      Poezi për poezinë.

Natyra rebele, zbulohet përmes absurdit të vargut, si një mesazh jo vetëm komunikimi, ashtu si tek poezia “Komunikim” që fillon si një rrëfim në vitin 1800 e ca dhe mbaron me vargjet: kur do ma kthesh borxhin/ është ora 09.39 minuta…/po sikur të mos dije anglisht (2004:66).

Përmes një ndiesi të fortë poezia na rrëfen;

– për kohën reale  dhe kohën Universale,

– për të shkuarën/radhmen/të ardhnen,

– për mendësinë/konfortin/ rebelimin dhe frikën,

– për hapsirën, metropolin dhe mungesën,

– për “vrasjen” e artit dhe poezisë përmes vargjeveiku poezia/ me delikatesë u shkri/ në pluhur/ lart ndërtesa u ngjit/ ku derdhet bloza si bronx/ e konturon monunentin e smogut (2004: 73) duket se poetja ” projekton” ” vdekjen” e poezisë, që tashmë është realitet.

 

Poezia, ndikohet nga ekpresionizmi dhe rikthimi prapa në kohë. Por çfarë është ekspresionizmi?

1.      Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (ASHSH 2006): fjala [ekspresioníz/ëm,-mi emër i gjinisë

mashkullore; art., term në letërsi; drejtim në artin e në letërsinë e shekullit XX, sipas të cilit qëllimi kryesor i krijuesit duhet të jetë shprehja e theksuar e tronditëse e botës së vet të brendshme.]

[Ekspresionizmi në letërsi është një rrymë artistike e fillim-shekullit XX (rreth 1905-1920), e cila lindi si reagim ndaj natyralizmit dhe impresionizmit, duke u përhapur kryesisht nga Gjermania në Evropë. Ai fokusohet në shprehjen e botës së brendshme, emocioneve ekstreme dhe vizionit subjektiv të autorit, shpesh përmes shtrembërimit të realitetit për të goditur ndjeshmërinë e lexuesit].

2.      Kthimi prapa në kohë; ( pamundësia e rikthim prapa në kohë sendërton dhe narrativën e

kujtimeve përmes poezisë dhe ecurinë në të tashmen dhe të të ardhmen), ku lexuesi bëhet pjesë e librit përmes “horizontit të pritjes”.

Karakteristikat kryesore të ekspresionizmit letrar:

·         subjektivizmi i theksuar: (fokusimi te ndjenjat, frikërat dhe bota e brendshme e

shkrimtarit, jo te përshkrimi objektiv i botës së jashtme),

·         shtrembërimi i realitetit: (për të shprehur intensitetin e emocionit, realiteti paraqitet i

deformuar, shpesh në mënyrë groteske apo tragjike),

·         protesta dhe revolta: (letërsia ekspresioniste shpesh shfaqet si një protestë kundër

mekanizimit të jetës, luftës, shoqërisë dhe dehumanizimit), përme stematikave të forta dhe të ftohta të trauma shoqërore, si dhe një stili gjuhësor të drejtpërdrejtë, me imazhe të forta dhe tronditëse.

 

Poezia, ka një ngarkesë të madhe satire, ku metaforat/krahasimet/ përsëritjet/ përshkrimet/ absurdi/ eksiztencializmi,  “zhveshin” krejt grinë e realitetit, të qyteteve, të njerëzve, të politikës dhe shoqërisë shqiptare të mbetur në “ngërçet” e vetëvetes dhe të pa/vetëdijes se çfarë kërkon, ku dëshiron të shkojë dhe cila është rruga drejt Europës.

Sëfundmi: një poezi që ka kaluar pa u lexuar. Një poete me një poezi vërtetë tronditëse dhe ekspresioniste, e lënë qëllimisht në harresë, sepse poetja nuk ishte pjesë e sistemit (dhe as e pranon atë) si zgjatim të gjymtyrëve të realizmit socialist, që akom gëlonte në kohën e botimit të librit. Nuk bëhet fjalë për kritikë. Kritika merret më “emra”, “me të mëdhenjtë” , jo me “vogëlsira” apo me vlera. Unë u habita, sesi kishte kaluar ashtu i pazëshëm dhe i mbuluar me mjegull harrese. Por, koha shpërdan mjegullën dhe dritëron dhe diellon të vërtetën dhe realitetin hipër/suerral dhe totalisht gri…gri, në shqoqërinë shqiptare të kurthëruar nga hipnoza e pushtetit të militantizmit dhe jo merikracisë, ku njeriu është metamorfizuar thjesht në një “qenie amorfe” që vetëm frymon. Një mesazh bërtitës dhe ulëritës. Akoma, por presim…presim enigmat e udhëkryqit të mohuar të shqiptarisë, që shqipërisht duhet të kishim folur në Europë, ashtu shumë shekuj më parë.   

 

                                      Mesprill, 2026.