Antonio Caiazza-

Una storia scomoda i Antonio Caiazza tërheq vëmendjen mbi një kapitull të heshtur të historisë: përpjekjet për të censuruar një film që zbulonte mizoritë e pushtimit fashist në Shqipëri. Libri është një dokument i rëndësishëm mbi ndikimin e politikës dhe diplomacisë mbi artin dhe kujtesën historike, duke rikthyer në dritë një ngjarje të panjohur, me një qasje të qartë dhe investiguese.”
Anila Dahriu
Një histori e pakëndshme
Lufta e fshehtë kundër filmit me Mastroianni mbi italianët në Shqipëri gjatë fashizmit
Bibliotheka Edizioni, 2025 – 184 faqe
Një seri dokumentesh të panjohura deri më sot, të gjetura në arkivat diplomatike në disa vende të Evropës, zbulojnë prapaskenat e një historie krejt të pazakontë: përpjekjen për të realizuar një film me një kast të jashtëzakonshëm – Marcello Mastroianni, Michel Piccoli, Anouk Aimée dhe një Sergio Castellitto në fillimet e tij.
Filmi, që duhej të drejtohej nga Luciano Tovoli, mjeshtër i madh i kinematografisë italiane, kishte si bazë romanin e njohur të Ismail Kadaresë Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Xhirimet ishin planifikuar në Shqipëri, mes viteve 1980 dhe 1982, pikërisht aty ku ngjarjet kishin ndodhur realisht. Por pas vizitave përgatitore, negociatave dhe pagesave të kryera në Bankën e Shtetit shqiptar, ekipi u detyrua të kthehej në Itali pa realizuar asnjë sekuencë.
Për dekada, faji iu vu shqiptarëve. Por dokumentet e zbuluara tregojnë se ishin aparatet shtetërore të dy demokracive perëndimore – Italisë dhe Francës – që ushtruan presione të mëdha ndaj Tiranës, për të bllokuar projektin. Arsyeja ishte e qartë: filmi do të risillte në kujtesë faqet e errëta të pushtimit fashist dhe mizoritë e kryera ndaj popullsisë civile, një temë që në Romë dëshironin ta mbulonin përgjithmonë me heshtje.
Megjithatë filmi u bë. U xhirua në Itali dhe u publikua në vitin 1983, por në kinematë italiane nuk u shfaq kurrë.
Antonio Caiazza ka lindur në vitin 1964 në Siano, në provincën e Salernos, qytet ku është diplomuar.
Ai jeton në Trieste dhe që nga viti 2000 është gazetar pranë redaksisë së Rai-t në Friuli Venezia Giulia. Prej rreth tridhjetë vitesh ndjek zhvillimet e kombeve të Ballkanit për disa gazeta të Trivenetos.
Antonio Caiazza është një njohës i thellë i Shqipërisë, aq sa që në vitin 1992, teza e tij përfundimtare e kursit pasuniversitar në LUISS të Romës ishte një reportazh mbi këtë vend, zhvillimet politike e shoqërore të të cilit ai i ka ndjekur gjatë njëzet viteve të fundit. Mbi këtë temë ka botuar, ndër të tjera: Në det të hapur. Udhëtim në Shqipëri. Nga komunizmi drejt së ardhmes (Instar Libri, 2008), Nata e të mundurve (Nutrimenti, 2014).
Antonio Caiazza është me origjinë italiane, por ka shkruar libra mbi Shqipërinë.
