
Aromë dije
Sa magji kur të shfletoja,
mahnitur botën zbuloja,
ndihesha plot në zemrën time,
Sa kënaqësi me ty ndër duar
si thesar i paçmuar,
s’doja tjetër pasuri,
s’isha më në varfëri.
Në çdo faqe,në çdo fletë,
aromë dije,aromë jetë,
në çdo shkronjë,në çdo fjalë,
aromë deti valë-valë.
E përpija ëndje-shije,
e uritur diturie,
prisja ankth e padurim,
si do ishte në përfundim.
Pas çdo flete që shfletoja,
si në ëndërr ëndërroja,
petale lulesh plot magji,
kënaqësi për sytë e mi.
Si livadh me luledele,
libri i hapur frymonte,
shpirti im gjith uri,
si thesar e kish në gji.
Vitet ikën me ty pranë,
tok u rritëm të dy bashkë ,
më ndriçove dritëpraruar,
ndihem plot,e plotësuar.