
Në përvjetorin e lindjes së at Gjergj Fishta !
”’..Figura më e madhe e letërsisë Shqipe në gjysmën e parë të shekullit të 20..”!?
JO ! Ai është dhe mbetet figura më e madhe e Shqiptarisë, edhe SOT !!
Të shkruash për ‘profetin’ e Shqiptaris nuk mjafton vetëm dëshira dhe respekti i thellë për të përcjell te lexuesi imazhin e këtij gjeniu në shum fusha të artit, kulturës dhe shkencës, pa lën pas përkushtimin si teolog dhe françeskan i kishës katolike.
Jeta e Gjergj Fishtës nuk është e kondicionuar vetëm në aspektin social , si mësues, poet , shkrimtar dhe përkthyes, por Ai radhitet ndër politikanët më të mirë të kombit në të gjitha kohërat, sepse politikën e përdori me shum zgjuarsi në shërbim të kombit dhe popullit Shqiptar. Fishtën nuk e shohim thjeshtë si një dijetar e filozof i pjekur në përballje me realitetin e kohës, si një Shqiptar i devotshëm për ti shërbyer kombit në të gjitha fushat e jetës, por e shohim të përkushtuar edhe si gjuhëtar e historian, me kapacitete të larta intelektuale, të cilat i ka demonstruar edhe në zgjedhjen si kryetar i komisionit për përgatitjen e alfabetit të gjuhës Shqipe, në kongresin e Manastirit, si zv/kryetar në 1921 i parlamentit Shqiptar, anëtar i delegacionit në konferencën e Versajës, përfaqsues diplomatik i shtetit Shqiptar në shum konferenca Ballkanike, si dhe anëtar i akademis Italiane të shkencës !
Por le ta kujtojmë si poet e shkrimtar këtë gjeni të Shqiptarisë, që punoi me mish e me shpirtë për kombin e tij !
Fishta me penën e tijë tregoj se s’është e lehtë të shkruash për kombin tënd, nëse nuk je atdhetar, dhe nuk e quan veten së pari, nacionalist !
Veprat e shkruara nga Fishta jan pjesë e rëndësishme e letrave Shqip, edhe pse një pjes të madhe të tyre regjimi komunist i fshiu dhe i dogji, përsëri Ai mbetet dijetar dhe mendimtar i madhë i filozofis së jetës, për kombin Shqiptar !
Regjimi komunist, e përndoqi mizorisht literaturën e tijë, deri edhe emrin ja fshiu, për të mos ja dëgjuar më !
Ky regjim arriti deri në ç’mënduri, duke mos lejuar ti jepej një metër tok për varr !
Por edhe pse i përndjekur mizorishtë pas vdekjes, ‘amplituda’ e lartë e formimit të Tijë si intelektual dhe luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, kishte bërë të mundur që këtë gjeni ta memorizonte në vetëdijen kombëtare, si një erudit i fjalës dhe i penës, emri i të cilit shkëlqente mbi gjithë hordhit, brenda dhe jashtë atdheut të Tijë, Shqipërisë !
I veshur me vlera të larta patriotike , atdhetare, intelektuale ai shkëlqeu edhe si prift Françeskan, duke i kthyer shërbesat në kuvënde, ku Zoti dhe atdheu u bën njish në fjalimet e Tijë, duke mëkuar te besimtarët Katolik, dashurin për njëri-tjetrin, dhe respektin e lartë për besimtarët e feve të t’jera ! ” Nëse Myslimanët do të ken nevoj për ndihmën tonë, ne do të shkrijmë kryqet tona e ti bëjmë plumba, për të mbrontur vëllezrit tanë Mysliman ”!
Këto fjalë janë shkalla më e lartë e gjenialitetit të këtij njeriu të madh !
Pena e këtij profeti të kombit Shqiptarë, u kthye në pushkë kundër padrejtësive ndaj popullit, dhe pazareve të ndyra Serbo-Ruso-Turke për shpërbërjen e kombit Shqiptarë, dhe ndarjen përfundimtare në pjesë për t’ ja u dhuruar ”fqinjëve” të stepave Ruse..
Gjat gjithë kohës Fishta nuk hoqi dor kurrë nga e vërteta, edhe pse e dinte që pas vdekjes, ‘emisarët’ Serbo-Rus do të bënin të pamundurën për ta fshirë nga memorja e popullit Shqiptar emrin dhe veprën e Tijë !
Poliedriku, me personalitet profetik, ishte filozof, dhe historian i letërsisë dhe kulturës Shqipe !
Ai arriti të shkruante dhe të botonte….libra me poezi, dhe proz të shkurtër, me përmbajtje kombëtare, por si një poet me shpirt të lirë, ai i këndoj në vargje edhe dashurisë !
Por kryevepra e Tijë, ”Lahuta Malsis”, e shtrirë në mbi 16800 vargje , mbetet ‘diamanti’ i gjith letërsis Shqipe, pasi aty gjen njeriun e mir, të keq, gjen shpirtin e poetit, gjen luftën, lirinë, jetën, vdekjen, gjen këngët e trimërisë, gjen vajin e trimave,gjen djepin, bukën, gjen kreshnikët e malsisë, gjen themelet e Shqiptarisë.
”Lahuta e malsis” është poema më madhe epike e të gjithë shekujve..!
Lexuesi ësht i njohur tashmë me me këtë figur poliedrike, dhe patjetër që e njehë karakterin atdhetar të Gjergj Fishtës, sepse sotë shum nga thëniet dhe poezit e tijë i gjen nëpër portale e faqe të ndryshme, të cilat spikasin për atdhedashurin e tijë, dhe për mllefin kundër padrejtësive dhe vuajtjeve të popullit Shqiptar ! Të gjitha tashmë jan kthyer në hime dhe postohen gati ç’do ditë nga shum lexues dhe dashamirës të këtij legjionari të radhës së parë, në mbrojtjen e interesave kombëtare !
Nuk do të mjaftonte kurrë ‘boja’ për të shkruar për gjeniun poliedrik, eruditin dhe profetin At Gjergj Fishta !
Kur flasin korifejt !
Në sallën e madhe, tingëlloj zëri i Tij
në mes të Romës, koloseut përball,
ishte zëri i Fishtës, mbi një perandori ..
që oshëtiu fortë, mureve në sall !
-E kam kariken, i nderuar kryetar !
Më falni që për leje, po ngre gishtin,
por këtu pran kam Serbin, shkrimtar,
dhe po pres të gjej vëndin, ku ta fus bishtin !
U shtangën në sall nga zëri i maleve ,
me zërin e Fishtës po fliste Shqipëria,
avujt e frymëmarjes,
ja nisën valleve..
të shoqëronin Sllavin ,me ‘bishtin’ nga Serbia.
Vazhdoj të gjëmonte zëri i korifeut ,
duartrokitjet nisën si namaz i faljes ..
-Ne jemi Shqipëtarët, bijt e Skënderbeut,
që mbrojtëm Europën
me bishtin në mes shalëve !..
Gjith salla në këmbë, duartrokiti fort..
burrin ..
që Shqiptaria kish zgjedhur përfaqsues,
Serbi i turpëruar ja mbathi,
mbytur në lot,
ashtu siç kishin ikur
kur erdhën si pushtues !
-A shihni bisht tek ne Shqiptarët ?..
ne jemi ata
që sollëm qytetërimin tuaj ,
ndërsa ju,
me gënjeshtra mbushni sirtarët ..
dhe në tokën tonë, na quani: Të huaj !
-S’mund të përlyhet kështu kombi im
që populloi globin mbar
me bij e bija,
janë Sllavët, që e përdhosën historinë ,
zbritur nga Stepat Ruse,
dhe Azia !
-Kombi im është i pari, i të gjith kombeve,
në tokën time
janë rënjët e degëve tuaja,
ju, mbuluat historinë tonë
të zakoneve..
për të na vënë ‘bishtin’ e zakoneve
të huaja !
-Historia jonë lexohet vërtet në gjuhën tuaj ,
por gjuha jonë është mëma e madhe,
ndaj s’kam ardhur këtu të sjell
bishtin e huaj ..
por të nderoj kombin dhe gjuhën e Shqiptarëve !
Tomor Buzi.
30.09.2020