Manushaqe Toromani

AROMË NËNEJE. (Ska vënd për ngushëllim).
E bukura ti
Sikur ta dije sa shumë më ka marrë malli
Dhe sa nevojë kam për ty
Ndoshta lotët e mi humbasin vjeshtës e askush nuk i vë re.
Ditënetët e mia rrokullisen shpesh të pa jetuara
Por për një gjë jam e sigurt
Çdo ditë afrohem më pranë teje
E do jemi bashkë
deri atëherë si do mundem unë pa ty,
Pa dashurinë e syve të ty
Pa zërin tënd i vetëm për emrin tim?
Unë e ruaj dhe e puth çdo ditë këmishën
Si të jesh ti brënda saj
Dhe marr frymë të ndiej aromën tënde
Më e mira e të gjitha stinëve
U poqën frutat nënë?
A e ndien Vjeshtën?
Sdi në tempullin tënd cila stinë mbretëron?
Pranverën e doje veç për mua.
Ndaj dhe unë prej saj sjell lule sa herë vi e të takoj
Më mori malli nënë,
Më mori malli
Nuk po e shuajnë dot as rreshtat e mi.