” Sa guxim…Selim Cerpja 

Selim Cerpja 

” SA GUXIM…

Tryezën papritur le të shtruar
U largove nxituar pa fjalë,
Male të thepisura kishe kaluar
Madje dhe detin valë valë.

Nuk ta zë Diellin dashuria për Mëmëdhenë
Për male, fusha e të bukurin det ?
Si guxon shqipja të harroi folenë
Të puhizoi jetën largë në kurbet ?

Gjete guximin ktheve shpinën djepit
Prindërit e gjorë me duar në gji,
Vitet e rinisë ia fale kurbetit
Se ku ngre fole, as vet nuk e di.

Rrudhat gjyshërit të mbytura në lot
Për nipër e mbesa lule mbjellin në baqe,
Ku gjetët guximin më thuaj pash këtë zot ?
Gërvishje me thonjë u gjenë në faqe.

Të provosh fatin nuk është e ndaluar
Është faji jot nëse nuk u binde,
Më thuaj nga të erdhi guximi i tepruar
Që harrove tokën, folenë ku ti linde ?

Mos guxo një ditë as lule as lot
Asgjë nuk ka vlerë të dali në pah,
Nuk duan para, nuk i prishin dot
Ata nuk jetojnë që të mbajtën në krah…