Se di !..Tomi Buzi

Tomi Buzi

Se di, nëse vjeshta është më e bukur,

a je ti ..

Kur shkonë mbi tapetin e trishtimit të saj

argjendë,

Se di, nëse tingujt e gjetheve nën këmbë

se di ,

Janë nota pentagrami, a kërcitje gërmash

të emrit tënd !

Se di, nëse çadra mban shiun, a mbledh kujtime aty..

Te mos enden tutje, në të tjera stinë me shi,

Ti shkonë me regëtima ndjenjash, thellë

në sy,

Duke shkelur ‘pentagramin’ e vjeshtës,

si një hyjni !

Se di në shkonë me trishtimin përqafuar, se di,

A si vegim ëndrrash, më shfaqesh vetëm mua ,

Si Nefertila, mbi tapet vjeshte shkonte

si hyjni ,

Perëndeshë pa emër, me ëngjëjt a djallin, përqafuar !

Se di, nëse vjeshta ështe më e bukur, a

je ti !

Rethuar nga ngjyrat e trishtimi të argjendë,

Se di, nëse tingujt e gjetheve nën këmbë,

se di..

Janë nota pentagrami, a gërmat e emrit tënd !

Se di, nëse do largohesh bashkë me vjeshtën,

Rugëve të ëndrrave, stinëve kur sythet çelin përsëri,

A do të ngelesh këtu, si një vegim i bukur

mes gjethesh..

Vjeshtëve të tjera, me çadrën mbuluar, nën shi !

@Tomi Buzi.

Vjesht 2025.