Ata nuk kanë ikur-Shkelqim Selmani 

Ata nuk kanë ikur

(Ja kushtoj vëllezërve të mi

Flamur, Selman, Petrit dhe

gjithë atyre që na mungojnë).

Ne qajmë për ata që shkuan,

kjo është njerëzore, more mik,

ata na shohin çdo ditë nga lart

e qajnë për ne që rrojmë me frikë.

Ne ndezim qirinj në dritare,

ata ndezin yje nëpër qiej,

ne mbajmë zi nëpër varre,

ata këndojnë për ne ndër yje.

Ne i quajmë të vdekur ata,

nga injektimi padijes gabojmë,

fryma s’ka varr nën mermer,

ka veç ngjitje, veç dritë pa terr.

Ata qeshin kur ne qajmë,

se s’kemi parë dritën që panë,

ata luten për ne në heshtje,

si engjëj në qiellin e paanë.

Shkelqim Selmani Sarandë