Gruas-Selim Cerpja

Selim Cerpja

G R U A S

Linde…

Jetën për të zbukuruar

Në këmbë detit s’i dilet mbanë,

Pa fund vargjet për ty me shkruar

Si shoqe, grua dhe si nanë.

Kurrë nga jeta dorë nuk heq

Gjithmonë me ndjenjën e mirësisë,

Gjendesh pranë në t’mirë e t’keq

Mbetesh ” Hizri ,, i shtëpisë.

Shpirtin tënd e mban ” varë ,,

Ti ke dorën e praruar,

Dritë shtëpinë hekuros e larë

Nga ti tryezën gjenë të shtruar.

Paska qenë fat për burrin

Kemi në jetë nga një grua,

Je ajo që zbut dhe gurin

Në nevojë , zjarrin shua.

Ti gjithë Botën meriton

Nuk e kemi në dorë të shkretën,

Jeta jonë nuk mjafton

Borxh ne burrat , për gjithë jetën.