Nga Godo Mehmetaj

ATJE LARTË NË KRYE TË FSHATIT!
Atje lartë në krye të fshatit
ku frynte erë e veri
që kur ika muret ranë
mbetën pemët e ardhi.
U ktheva mbas tridhjet vitesh
dhe vajta me gjithë femij
u tregova si jam rritur
ata shikonin sytë e mi.
Muret kishin rënë të gjithë
kishte mbetur një drirare
sikur foli erdhe bir
su përgjigja vetëm qaja.
Mu trishtuan dhe fëmijet
të dy vajzat edhe djali
u tregova origjinën
fshatin ku është rritur babi.