Jeta një provë

Për njeriun provë e madhe është jeta,
aty përballet gënjeshtra dhe e verteta,
se kush je,çfarë di të bësh se si e sa,
të mirat dhe të këqiat t’i nxjerrë në pah.
Dështaku,kur është verë, kërkon hije,
e ka keq kur dërsitet nga vapa e nxeht,
kur ka ftohtë nuk del prej shtëpie,
tallen me të kur ai mëndjen se vret.
Dera shqiptare ka tradita nga mot,
njëra më mikëpritëse se ajo tjetra,
Miku kur t,vjen në shtëpi është zot,
kur e zë nata troket me shkop.
Gjithë një jetë punë e përgjegjësi,
ty jeta të ka lodhur shumë o njeri ,
Dhe megjithatë,qendrove si shkëmb,
se ke familje,shtëpi,baba dhe nënë.