Aty të pres-Kastriot Malo

Kastriot Malo

Aty të pres.

Aty gjithmonë do të pres,
Mbështetur tek sofati në krua,
Tek koridhi i varur rënë në dyllë
Aty ku në vjeshtë verdhon një ftua.

Aty gjithmonë do të pres,
Së bashku me një tufë zogjsh në degë,
Ku të kuqin e zënë ka marrë qershia,
Aty ku kokrrat ka palsur një shegë.

Aty gjithmonë do të pres,
Duke ardhur rrugës së latuar me hapa
Fytyren prej bronzi nga dielli Korrikut,
Tek freskon djersët që rrjedhin nga vapa.

Aty gjithmonë do të pres,
Duke sjellur Kangjeles* erë sherebeli,
Flokët me onde derdh nga shamia e bardhë,
Dhe futën me lule ku rri i fshehur beli.

Aty do të pres gjithmonë,
Ku po hap gonxhet trendafili,
Me një varg manaferrash në dorë,
Në mes të zemrave të një gjethe tërfili .

Aty po të pres gjithmonë,
Edhe pse larg ju o zogj fluturuat,
Zemrën e malluar tek sylarët do ta lë,
Duart do ti zgjas të cakit të tuat

©️✍️k.malo.
*Kangjele- enërtim i një bregu.
📷 Në foto: rrugë që të çon në çezëm, (Ndesiu).