Ethem Cipi

Babai dhe Dritëroi
Ka kohë që babai pi kafe me Dritëroin,
në Tufinën e ngjitur rrëzë Dajti,
e dalloj mirë kollën e thatë,
dhe të atij dhe të tim ati.
Sa ishin në jetë nuk u njohën,
një kafe nuk e pinë për dreq,
tani në në botën e përtejme,
ngrysen bashkë si dy pleq.
I ndan një rrugë, i ndan një pemë,
i ndajnë ca mermere të bardhë,
shpesh pinë kafenë e mëngjesit,
rrallë takohen dhe në darkë.
Me vete marrin edhe gratë,
një çaji mali porosit nëna ime,
kamarieri një burrë i heshtur,
e di porosinë tënde, – thotë Sadije.
Pastaj nisin kuvendojnë ,
për fat kohë kanë pafundsisht,
çoç pëshpërisin dhe për mua,
herë me hoka, herë dashurisht.
Më duket se djali të zhgarravit vargje,
thotë Dritëroi me zë të lehtë
eh, kanë ardhur kohë të tjera,
të gjithë letrarët janë poetë.
Buzëqesh ngrohtë ati im,
Dhe përgjigjet flakë për flakë,
“Kush ka shkruar poezi,
thonë e ka një dërrasë mangët”.
Ethem Cipi, çudi njeriu shkruan poezi vetëm kur ditët janë gri.