Sheqere Sina Ozuni organizon promovimin e librit “Pasqyra E Shpirtit Je Ti, Engjëll” në Shtëpinë e Kongresit

 
 
ME MBËSHTETJE TË FAMILJES SINA
MIRËNJOHJE DHE BASHKISË LUSHNJË, QË HAPI DYERT E SHTËPISË SË KONGRESIT
10 dhjetor 2025
PREZANTIMI I PLOTË I MODERATORES – PROMOVIMI I LIBRIT
Autorja: Sheqere Sina
Libri: “Pasqyrë e shpirtit je ti, Engjëll”
⭐ Hapja e Moderatores
Të nderuar të ftuar, zonja dhe zotërinj, miq të fjalës së bukur dhe adhurues të artit,
mirë se keni ardhur në promovimin e librit më të ri të autores së nderuar Sheqere Sina, me titull “Pasqyrë e shpirtit je ti engjëll”. Sot nuk festojmë vetëm lindjen e një libri të ri, por festojmë udhëtimin e gjatë shpirtëror dhe krijues të autores, e cila ndër vite ka dhuruar emocione, dritë, forcë dhe mesazhe njerëzore përmes vargjeve të saj.
⭐ Prezantimi i librave të autores nga Alesia Hysenaj. Përgatitja nga vetë autorja .
Para se të hyjmë në thellësinë e librit të ri, le të hedhim një vështrim mbi krijimtarinë e pasur të autores Sheqere Sina, e cila deri sot ka sjellë shtatë vepra të çmuara:
“Sprova e jetës”, një dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë përballë vështirësive.
“Besa që lidh zemrat”, një thirrje për besë, harmoni dhe marrëdhënie njerëzore të pastra.
“Ëmbëlsia e emrit tim Sheqere”, një libër i butë, plot reflektim dhe ndjeshmëri.
“Shpirti engjëllor”, një vepër që përcjell pastërti, dritë dhe humanizëm.
“Bija e Shebenikut në Myzeqe”, romani i saj i rrënjosur në histori, kulturë dhe traditë.
“Vajzë prej ëndrrash”, një udhëtim poetik në botën e ëndrrave dhe shpirtit femëror.
“Pasqyrë e shpirtit je ti engjëll”, libri që promovojmë sot, pasqyrë e brendshme e ndjenjave, dritës dhe engjëllores njerëzore.
Këto vepra formojnë një udhëtim poetik dhe emocional që e ka bërë autoren një zë të veçantë në letërsinë shqiptare.”
⭐ Rendi i fjalimeve
Tani është momenti t’i japim zë mendimit kritik dhe fjalës letrare. Do të ftojmë një nga një personalitetet e ftuara për të ndarë reflektimet e tyre rreth librit dhe krijimtarisë së autores.”
Fjala e parë
vlerësuar me çmimin Barcelona Adabia.
🟣 Valter Dauti , poet, shkrimtar, studiues, akulist dhe drejtor i shkollës “Vath Koreshi”. Redaktor i dy librave të autores: ‘Vajzë prej ëndrrash’ dhe ‘Pasqyrë e shpirtit je ti engjëll’.
🟣 Ilmi Kurti, Mjeshtër i Madh, poet, shkrimtar, qytetar nderi, ambasador i paqes dhe i të drejtave globale.
🟣 Zhaneta Këmbora , kryetare e Shoqatës Artistike Myzeqare.redaktore
Moderadore Mesuese e gjuh
🟣 Agim Xheka , Mjeshtër i Madh, poet, shkrimtar dhe interpretues i shumë poezive.
🟣 Shkrimtar , i dekoruar nga Kuvendi Popullor me dekoratën “Naim Frashëri”.
⭐ Fjala e autores Sheqere Sina
⭐ Lexime Poezish
Do të vijojmë me interpretime poetike nga vetë lexuesit dhe artistët tanë.”
Lexuesi 1: Agim Xheka
Lexuesi 2: Pamela Hysenaj
Lexuesi 3: Poetja Sheqere Sina
lexuesi 4 : Alesija Hysenaj
⭐ Mbyllja
Tani kam kënaqësinë të ftoj në skenë vetë autoren, zonjën Sheqere Sina, për të ndarë me ne emocionet, mesazhin dhe udhëtimin e librit të ri.
FJALA E POETES SHEQERE SINA:
Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës të artit,
Mirë se keni ardhur në këtë ditë të veçantë për mua, ditë që shënon një hap të rëndësishëm në udhëtimin tim letrar.
Faleminderit miq e kolegë të artit e të letërsisë, të ardhur nga larg në promovimin e librit, mjeshtri i madh i fjalës, Ilmi Kurti, që forcoi lidhjen e letërsisë në qytetin me plot kulturë dhe muzë, mjeshtri i dhe nderi i kombit, Agim Xheka, gazetar në TVSH, i cili me interpretimin e poezive përcolli emocion plot ndjesi tek të ftuarit .
Falënderoj nga zemra kryetaren Ak Myzeqeja , redaktore e shumë librave, Zhaneta Kumbora, Josif Sofin, studiues dhe artist, poet i vlerave shpirtërore, gazetarin Filip Gjokola, Alesija Hysenaj, interpretuese dhe prezantuese e aktivitetit .
Falënderoj familjen për mbështetjen time në letërsi dhe më ndihmuan për të realizuar atë ëndërr të harruar .
Data 10 dhjetor do të mbetet një datë e shënuar në Shtëpinë e Kongresit Lushnjë. Kjo ditë shënon një hap të rëndësishëm, sepse mbas 6 librash, promovohet libri i 7-të në udhëtimin tim letrar. Këtu, në zemrën e Myzeqesë, në vendin letërsisë, të artit, kulturës dhe historisë, ku kanë shkëlqyer emra të mëdhenj, si: Vaçe Zela, Margarita Xhepa dhe Vath Koreshi, ndihem me fat që, si nuse lushnjare, kam mundur t’i përkushtohem artit. Me respekt të madh kam thurur një këngë për dy bijat lushnjare :
Mes artistëve të folklorit myzeqar, Margarita Xhepa , Bujar Pepa, Lirie Musaku, me poetë dhe miq të paqes, mes shkrimtarëve dhe Artistet e popullit, këngë që u promovua me titullin “Dy ikonat myzeqare ”, me tekst të shkruar nga Sheqere Sina, sponsorizuar nga familja Fetah Sina dhe kënduar nga artisti i nderuar i kombit, Hysni Hoxha.
Respekt!
Ardhja shkrimtarëve, poetëve akademikë më forcoi themelet, më krijuan emocion,
PASQYRA E SHPIRTIT REFLEKTON MES NJERËZVE TÉ ARTIT DHE KULTURÉS NË SHTËPINË E KONGRESIT
Lushnja është thesari i artit, i lindur në tokën e brishtë, është ndjeshmëria e gruas e lidhur si magnet me tokën, jep ngrohtësi, lind diellin nga shpirti që nuk vdes kurrë. Këtu ku Shqipëria foli shqip!Të gjithë këndojnë! Këndojnë shqip! Flet shqip’’Kisha e Kuqe’’ në Vain, këndon shqip Vaçe Zela në Shqipëri e botë, ligjëron shqip Vath Koreshi i madh, shkëlqen shqip e madhja Margaritë! Vetëm kaq? Sa shumë emra dhe kulturë vezullon fusha myzeqare! Këtu në zemrën e paqes, në Myzeqe ka plot Muzë. Këtu dielli lind dhe nuk perëndon kurrë ….
Këtu në qytetin e Longresit janë mbledhur njerëzit e mençur, në sofrën e rrumbullaktë për paqe kombëtare, për të ruajtur historinë e vlerave kombëtare shqiptare Këtu në zemrën e paqes, në Myzeqe ka plot muzë. Këtu lind nëna Skënderbe, lind luanë, këtu lindi arti,!këtu u rilind dielli shqiptar, këtu ku Shqipëria foli shqip! Të gjithë këndojnë! Këndojnë shqip! Flet shqip’’Kisha e Kuqe’’ në Vain, këndon shqip Vaçe Zela në Shqipëri e botë, ligjëron shqip Vath Koreshi i madh, shkëlqen shqip e madhja Margaritë! Vetëm kaq? Sa shumë emra dhe kulturë vezullon fusha myzeqare!
Njerëzit e mirë janë engjëj që Zoti i sjell në tokë për të shëruar zemrat. Poetët dhe artistët lindin me shpirt të madh, me dritë dhe thesare brenda vetes. Ata ndriçojnë botën sa herë dhurojnë dashuri, dhe kur marrin energji pozitive nga të tjerët, bëhen të pashtershëm.
Arritjet e mia si grua vijnë nga edukata dhe kultura e prindërve të mi. Me punë, sinqeritet dhe bujari sfidova vështirësitë dhe gjeta vend në zemrën e njerëzve. Shpesh, buzëqeshja e grave dhe vajzave më ka dhënë forcë të vazhdoj.
Netve të gjata kam shkruar poezi për nënat e vetmuara, për plagët e kurbetit, për fëmijët me vështirësi dhe për djemtë e rinj që humbasin rrugën. Çdo poezi ka lindur nga dhimbja dhe dashuria. Me bindje them se gruaja është shtylla e familjes; ajo ruan ekuilibrin, nderon fisin dhe me thjeshtësi e përkushtim, bëhet mbretëreshë e jetës së saj.
Librat me poezi mbajnë shumë shpirtra brenda dhe sot kemi nevojë që brezat e rinj të lexojnë, të rriten me kulturë dhe të nderojnë vendin e tyre. Ky libër mbart dashuri, lot, dritë dhe shpirt njerëzor. Jam krenare për rrugën time, për sakrificat dhe sprovat që më forcuan. Askush nuk e dinte dhimbjen time… veç një prindi. Por puna dhe vullneti më mësuan të njoh njerëzit dhe të dalloj dritën nga errësira.
Nga ajo dhimbje lindi ky libër.
Lindi dritë.
Lindi engjëlli që jeton tek unë dhe tek ju.
Kulla nga tërmetet jo nuk është shkatërruar,
Por shiu bora era futen brenda …
Çatia ka ngelur e zbuluar.
U prish kulla.
Mbreti u bë plak.
Kapelen ia rrembeu era
Dhe koka iu poq në diell .
Si kungulli pa fara
I ra vlera …
Ushtarët nga frika s”kishin siguri ,
Se floririn e vodhën disa këlyshë hajdutë, matrapazë
Të mbulur me hipokrizi .
Ushtarët ngelën në qiell të hapur,
U zhytën në detin e zi .
Shumica u mbytën ..
Në gojën e fokës përfunduan.
Vajzat i morën prosituta,
Po dhe ushtarët trima të asaj mbreterie
Kaluan në skllevër robërie …
Nga kulla u larguan, shtegtuan ,
Punuan, u robëruan i vranë i dëmtuan ,
U morën gratë, i çnderuan,
Një faqe të zezë shënuan ..
Mirëpo shqiptari u rrëzua, u ngrit vetë,
Se në zemër kishte Nënën Shqipëri,
Flamurin e mbante në gji.
Ai me fuqinë e dashurisë në zemër ,
Me punë, me mendje të mprehtë si shqiponja ,
Nuk fjeti gjumë, kur pronorët kishin kënaqësinë e tepruar.
Në qiellin nëpër re u bashkuan me yje,
U bënë diell i paperëmduar,
Shkronjat e shqipes shpërdanë
Dhe u bashkuan një nga një
Në çdo familje çamërie,
Në çdo oxhak arbërie ..
Jemi vëllezër, o shqiptarë,
Mbretëreshën, Nënën Shqipëri ,
Tokën të mos e lëmë në rënkim.
Ajo po loton, po rënkon ,
Bashkohemi bashkë si yje,
Një Shqipëri mbretërore të formojmë ..
Të ndihmojmë të tjerët, kur janë në rrezik,
Sepse bota është e rrumbullakët.
Sot i ra asaj ,
Nesër më bie mua ..
Pra dashuria ,
Mbështetja e njeriut është
Shpëtimi i njerëzimit.
Kur jeta merr mbrapsht,
Zot, hapi rrugën ..
Gjithmonë të jemi falënderues me Zotin edhe kur jemi mirë ..
Faleminderit!
Moderatorja:
Të dashur miq, ju falënderojmë për praninë, vëmendjen dhe emocionet që sollët sot.
Faleminderit që mbështesni artin, letërsinë dhe krijimtarinë shqiptare. I urojmë autores Sheqere Sina edhe shumë vepra të tjera të bukura, frymëzuese dhe plot dritë.”
[16/12, 11:49] Sheqere: NGA FJALA
JOSIF SIFI
Shtepia e Kongresit Historik Kombetar ne Lushnje, perhere qendron hapur per miq e vizitor, por edhe per veprimtari historike e kulturore e artistike.
Njeres te mencur me peshe e perkushtim ne historine tone kombetare por edhe breza pasardhes qe deshirojne te cojne me tej traditen e trashgimine historike, kulturore e artistike kane nderuar e nderojne me pranine e tyre ne kete vater lushnjare ne zemer te Myzeqese, aty ku lindi dielli e u dha drite gjithe kombit shqiptar.
Ja ne kete shtepi historike, u mblodhen me 10 dhjetor 2025, u mblodhen shkrimtare, poet, artiste, dashamires, miq e familjare te shkrimtares Sheqere Sina (Ozuni).
Familja e z, Fetah Sina, sponsorizuese e kesaj veprimtarie te bukur pati tri gezime ne nje dite
–Ditelindjen e shkrimtares Sheqere Sina.
–Promovimin e vellimit poetik “Pasqyra e shpirtit je ti engjell”
–Dita e paqes boterore.
Pasi merr urimet e te pranishmeve per ditelindjen e emoncionuar dhe e perlotur
shkrimtarja Sheqere Sina merr fjalen:
Te dashur miq, koleg, lexues e dashamires te letersise e artit: Mire se keni ardhur, ne kete dite te vecante per mua, dite qe shenon nje tjeter hap te rendesishem ne udhetimin tim letrar.
Sot jemi mbledhur se bashku, zemrat e mendimet tona per te festuar ditelindjen time, botimin e librit te ri me poezi “Pasqyra e shpirtit je ti engjell”
Ketu ne zemren e Myzeqese, ndodhen engjejt e paqes.
Ne kete qytet te shenjte, jane mbledhur burra rreth sofres se rrumbullaket per paqen kombetare, per te mbrojtur historine, vlerat, artin e letersine shqiptare.
Ky eshte qyteti ku Shqiperia foli shqip.
Ketu ne kete toke te.bekuar, kane shkelqyer emra te medhenj, si Vace Zela, Margarita Xhepa, Vath Korreshi…dhe shume te tjere qe kane lene gjurme te pashlyeshme ne kulturen dhe artin shqiptare dhe ne ate boterore.
Myzeqeja eshte djepi i kultures dhe i artit.
Une si nuse lushnjare me respektin me te madh e duke.pasur ne zemer artistet, thura nje tekst kenge per dy yjet e pavdekshme te.kombit: Vace Zela dhe Margarita Xhepa “Nderi I Kombit “, me titull “Dy ikonat myzeqare” , sponsorizuar nga familja Fetah Sina, kenduar nga artisti me vlera kombetare, “Nderi i Kombit “, Hysni Hoxha.
Njerezit e mire jane engjej qe zoti i ka sjell ne toke per te sheruar zemrat e semura.
Poetet dhe artistet jane te lindur me shpirt te madh. Ata jane mrekullia e.paqes, te mbushur me pasuri te brendshme e thesar shpirteror.
Shpirti i tyre ndricon sa here dhurojne dashuri tek te tjeret, por behet i pashtershem kur.marrin fryme pozitive nga ata qe i rrethojne. Kur kane.prane njerzit e dashur, ne syte e tyre pasqyrojne dhimbje, miresi dhe drite. Edhe naten ata e mbushin me yje, sepse zemra e tyre kthehet ne energji qe lidh token me qiellin dhe ujin me driten. Keta njerez jane fryma pozitive qe mbajne gjalle rruzullin tokesor.
Arritja ime si grua dhe suksesi deri ketu, vjen nga edukata dhe kultura e prinderve te mi.
Ajo cfare me mesuan e kam ruajtur me nder, dashuri, bujari dhe pune me sinqeritet. Keshtu sfidova varferine dhe nisa udhetimin tim ne zemerat e mijera qytetareve.
Ne syte e tyre dallova nje shpirt plote shprese, nje diell qe lind e nuk perndon.
Dhurata e tyre, sidomos e vajzave dhe e grave eshte buzeqeshja e paster qe.me japin cdo dite.
Kjo eshte zemra qe pasqyron libri:”Pasqyra e shpirtit, je ti engjell”.
Nuk lakmova asgje me shume, fal thjeshtesise time, fitova zemrat e njerezve.
Nuk u kurseva neteve te gjata. Hena dilte here e plote e here gjysme, e une shkruaja poezi: per nenat e vetmuara, per plaget qe solli kurbeti, per djemte e vajzat, per femijet qe linden me veshtiresi, per djemte e mitur qe humben rrugen e jetes ne mjegullen e vesit.
Cdo poezi ka lindur nga dhimbja e dashuria.
Me bindjen time theme se gruaja eshte shtylla e shtepise, ekonomiste, nene, mbeshtetje dhe.boshti qe rrotullon boten. Ajo mbane ekuilibrin ne.familje.
Duke respektuar burrin, nenen, babain e.fisin, ajo behet grua fisnike dhe.mbretereshe. Sepse nga familja e qendrueshme nis zanafilla e cdo gjeje te mire.
Librat me poezi mbajne shume shpirtera brenda, ato duhen lexuar, sepse une dhe mijera poet te tjere kane shkruar qe brezat e rinj te.rriten me kulture, me.drite, me dashuri dhe me ndjenjen e identitetit kombetar. Te.nderojne familjen dhe Shqiperine.
Ky liber mbart dashuri, dhimbje, lot, edukate e shpirt njerezor. Dashuria eshte fuqi.
Une jam ndjere gjithmone krenare qe jam bije e prinderve te mi, te cileve u jam mirenjohese deri ne frymen e fundit.
Personalitetin tim si grua e kam ndertuar me pune, me sakrifica, me kulturen qe me kane dhene. Arritjet nuk vijne me mendjemadhesi por me.thjeshtesi e perkushtim. Une jam ngritur duke u rrezuar, dhe jam forcuar duke u rindertuar. E.mesova c’eshte vuajtja. Zoti me sprovoi. Askush nuk dinte si jetoja, pervec nje prindi. Por puna ime, vullneti dhe dashuria qe dhashe me mesuan te njoh njerezit. Dallova njerez pozitiv e negativ. Dhe kur shpirti im eshte lenduar, dhimbja ka qene e.thelle.sa deti.
Dhe nga kjo thellesi lindi ky liber
Lindi drite
Lindi engjelli tek une dhe tek ju.!
Veprat letrare te autores Sheqere Sina (Ozuni)
1.”Sprovat e jetes” Poezi. Nje deshmi e forces dhe qendrueshmerise perball veshtiresive te jetes.
2.”Besa qe lidh zemrat” Poezi. Nje thirrje per bese, harmoni e raporte njerezore te pastra
3. “Embelsia e ketij emri” Poezi. Nje liber i bute plote reflektim e ndjeshmeri.
4.”Shpirti engjellor” Poezi. Nje veper qe perciell pasterti, drite, dhe humanizem.
5. “Bija e Shebenikut ne Myzeqe ” Roman. Veper e rrenjosur ne histori e kulture tradicionale.
6. “Vajze prej endrrash” Poezi. Nje udhetim poetik ne boten e endrrave dhe shpirtit femror.
7. “Pasqyra eshpirtit, je ti engjell” Poezi. Nje pasqyre e brendshme e ndjenjave, drited dhe engjellores njerzore.
Keto vepra formojne nje udhetim letrar qe e ka bere autoren Sheqere Sina, nje ze te vecante ne letersine shqiptare.
Pjesemarres qe vleresuan e diskutuan.per krijimtarine eshkrimtares Sheqere Sina.
Valter Dauti- poet, drejtor i shkolles se mesme “Vath Korreshi “, redaktor i dy.vellimeve.poetike te autores “Vajze.prej endrrash”, si dhe “Pasqyra e shpirtit je ti engjell”
Ilmi Kurti- Mjeshter i madh, shkrimtar, qytetar nderi, ambasador i paqes e i te drejtave globale.
Zhaneta Kembora- Kryetare e Shoqated kulturore- artistike “Myzeqeja” studiuese, redaktore librash.
Agim Xheka- Mjeshter i madh, gazetar, poet dhe intrepretues i njohur.
Ali Haka- poet, i dekoruar me Urdherin “Naim Frasheri”
Gjate promovimit te librit u recituan poezi te zgjedhura nga zeri brilant Agim Xheka, po keshtu interpretuan poezi edhe Pamela Hysenaj, Alisija Hysenaj etj. qe u duartrokiten ngrohtesisht nga te.pranishmit.
Ne fund autorja Sheqere Sina, falnderoj te pranishmit per vemendjen dhe emocionet qe sollen, mbeshtetjen qe japin per krijimtarine
letrare- artistike.
I urojme autores Sheqere Sina (Ozuni), edhe me shume vepra te tjera te bukura, frymezuese e plote drite ne te ardhmen.
[16/12, 12:34] Sheqere: * Filip Gjokeja
TE TI ENGJELL * Ky eshte Libri I Fundit i Poetes Brilante Sheqere Sina nga Qyteti i Lushnjes…Libri i 7 te i Saj i Cili nen Kujdesin e Vete Poetes e te Bashkise se Lushnjes u Promovua ne Shtepine e Kongresit te Ketij Qyteti…Urimet me te Mira nga te Ftuarit per Poeten Sina jo vetem si Poete e Afirmuar..por edhe ne Misionin e saj te Paqes ku eshte totalisht e angazhuar…Dhe Surprize tjeter Shume e Bukur : Torta e D.Lindjes Poetes e Misionares se Paqes me Nr : 60…Urime e Gezofsh Gjithmone Shoqja e Mikja Jone…
Sheqere Sina
Poetja që rendit kohë pas kohe një varg vëllimesh poetike
Duke filluar me librin e saj të parë ” Sprova e jetës” redaktuar nga mësuesi i saj, poeti Vullnet Mato deri tek botimi i fundit me titull Pasqyra e shpirtit je ti Ëngjëll” redaktuar nga poeti Valter Dauti
Krijimtaria poetike vjen me një stil të veçantë, unik të saj, me një varg narativ që përcjell tek lexuesi aspekte të vërteta jetësore, ndjesitë dhe mendimet e veta me tematikë moralizuese ose këshillmore.
Më shumë se talenti, ajo që rrit produktin e saj poetik është pasioni që e nxit të shkruaj për ndjesitë që përjeton nē realitetin e jetës së saj.
Përvoja e punës pasionante e bën të vetëdijshme dhe të durueshme në analizën e krijimtarisë autoren e cila, me kujdes ka rritur cilësinë e krijimeve poetike si në strukturë ( formë) ashtu dhe në përmbatje të tematikës që
Krijimtaria e kohës i përshtatet Misionit të saj humanitar si “ambasadore e paqes” duke synuar që vargu i saj të përcjellë tek artdashësit e poezisë tē vërtetat shpirtërore dhe dëshirën e saj për të dhënë ndjeshëm ndihmën njerëzore.
NGA ZHANETA KUMBORA
Pershendetje znj.Sheqere!
Znj.Sheqere Sina(Ozuni) èshtè zèri i gruas shebenikase dhe myzeqare per drejtesi,paqe e miresi.
Me pasionin dhe vullnetin e saj te hekurte,qe e karakterizon znj.Sheqere,
ka arritur qe te jete nje lule plot aromè ne kopshtin e lulezuar te krijuesve letrare, me mbi 6libra poetik qe ka shkruar e botuar.
Nepermjet poezive te saj zbulon shpirtin e gruas aposionante dhe guximtare.Ajo ngre zerin ,qe eshte zeri i te gjitha grave ne vendin tone,per tu ndegjegjsuar se gruaja eshte nene,menaxhuese e familjes,ekuilibruese,pra èshtè shtylla e shtepise.
Ajo èshte boshti qe rrotullon boten.
Znj.Shqere eshe poete e shpirtit te lire,prandaj tek vargjet e saj gelojne figura te mrekullueshme letrare,se dalin nga brenda shpirtit dhe depertojne ne brendesi te shirtit te lexuesit.
Tek libri i ri”Pasqyra e shpirtit je,se si ti engjèlloj”,thur nje kurore lulesh me vargjet qe u kushton poeteve,ketyre paqendjellseve te pakurorezuar.
Ajo i konsideron mbrojtes te severtetave historike,artit e letersise kombetare me te cilat èshte mbushur Myzeqeja,duke filluar nga Vaçe Zela,Margarita Xhepa,Faslli Haliti,Vath Koreshi e shume te tjere deri tek vete znj.Sheqere Sina.Mua me ka bere pershtypje perceptimi dhe interpretimi i kendshem ne te recituar e te kenduar nga vete sutorja.
Ajo te emocionon shume, se ndjeshmeria i del nga shpirti bio.
Znj. Sheqere,ne rrtugen e saj te ktijimtarise poetike ecen pa komplekse, i intrepeton e kendon natyrshem dhe degjuesit e duartrokasin me emocion.
Per te arritur deri ketu nuk ka kursyer netet pa gjume,duke shkruar poezi per nenat e vemuara,per plaget qe solli kurbeti,per djemte e vajzat qe humben rrugen e jetes ne mjegullen e vesit.
Mendoj se instancat shteterore duhet ta vleresojne me shume kete ikone te sakrifices te poezisè,paqes e miresisè.
Sheqere qe te kete shendet e jete te gjate per te dhperndare paqe e miresi duke shkruar poezi!
Nga Isa Muça
Elbasan .
DY FJALË PËR POETEN
SHEQERE SINA OZUNI NË SYTË E MI
Në këtë kohë të zhurmshme dhe shpesh sipërfaqësore, vjen me qetësinë e saj të thellë Sheqere Sina Ozuni – një zë i veçantë që na fton të ndalemi, të dëgjojmë dhe të ndjejmë. Me librin “Pasqyra e shpirtit je ti Engjëll”, ajo nuk sjell thjesht poezi, por rrëfime të ndjera, të shkruara me shpirtin në majë të penës dhe syrin e mprehtë që sheh përtej dukjes.
Sheqerja ka një stil të theksuar narrativ, ku çdo varg është një kapitull i vogël i jetës – ndonjë-herë dhimbje, ndonjëherë mall, herë thirrje dhe herë lutje. Ajo di të hedhë në letër edhe ato detaje që shumica prej nesh i kalon pa i vënë re, por që në syrin e saj bëhen poezi – të vërteta, të heshtura, që flasin me sinqeritetin e një zemre të pastër.
Që në romanin e saj të parë, “Bija e Shebe-nikut në Myzeqe”, ku tregon pjesë të jetës dhe rrëfi-meve nga vendlindja e saj, Sheqerja na lajmëron për fuqinë e rrëfimit të vetëjetës.
Ajo mban autorësinë e jo më pak se dhjetë përmbledhje me poezi, mes të cilave “Besa-besë”, “Ëmbëlsia e këtij emri”, “Vajzë prej ëndrrash” e shumë të tjera, duke dëshmuar se nuk di të ndalet para penës. Çdo libër i saj është një thesar,një tjerrje ndjenjash që pasqyrojnë virtytet e njeriut të mirë: ndershmërinë, besnikërinë dhe shpirtin bujar.
Në krijime si “Si një re”, “Zgjohu burrnesh”, “Kthehu shpresë”, “Mikja më hëngri në besë” apo “Në ëndërr më vjen Nëna”, ndjenja e mungesës dhe mallëngjimi për të shtrenjtën nënë, kapërcen kufijtë e fjalës, duke u bërë përjetim universal për çdo njeri. Lexuesi përballet me një botë ku gjestet e vogla por të sinqerta kanë më shumë fuqi se fjalët e mëdha. Ajo ngulmon për të na kujtuar se njeriu nuk matet me lavdi, por me qëndrime të heshtura e të sinqerta — me mirësinë që lind papritmas dhe që ndriçon edhe këndvështrime të errëta.
Sheqere Sina Ozuni nuk shkruan për të bërë përshtypje – ajo shkruan për të çliruar shpirtin dhe për të ndarë të vërtetat që na bashkojnë si njerëz.
“Pasqyra e shpirtit je ti Engjëll” është më shumë se një përmbledhje poetike; është një rrëfim i zemrës, një dëshmi e ndjeshmërisë femërore, një himn për qëndresën dhe dritën që mbetet brenda nesh edhe kur errësira na përqafon.
Ky libër është një ftesë për të parë botën me syrin e saj: të ndjeshëm, të vërtetë dhe thellësisht njerëzor. Lexojeni me zemër hapur, sepse Sheqerja nuk shkruan për të zbukuruar realitetin – por për ta treguar atë ashtu siç është: i dhimbshëm, i bukur dhe i mbushur me shpresë.
SI NJË RE…
Unë jam zog që dal nga veza,
unë jam gjeth që fërgëllon.
Prit aq kohë, sa ty të prita,
prit…më pas, më pas, kupton.
Ec më merr në kraharuar;
A, më flak po deshe ti.
Qindra gishta, mijëra duar,
hapur janë, plot dashuri.
Jam si zog që dua jetë,
dora ime, prag nga hyn.
Në kafaz, në daç, rri vetë,
mbaj në daç, çelës dhe dryn.
Dua diell, dhe dua jetë.
Një kafaz e kam në shpirt.
Hapur dyert, ç’dua vetë,
të mos jesh ti, veç një flirt.
Hapur tej e tej kanatet,
eh! ç’kafaz mund që të kem?
Hidhi tej të gjithë inatet,
Diell, veç diell, dua të jem!
Në qëlloftë që rrjedh dimër;
Unë qesh, bleroj si maj.
Ti, qëndro ylber, në zemër;
Unë ylberët di t’i mbaj.
Mos u vrenjt si re e hirtë,
qeshmë, qeshmë, që të qesh…
Dhe lësho një erë të flirtë!
Brenda, veten do ta kesh…
PASQYRA DHE PLAKU
(Në krahët e një fabule)
Ra një rreze në shtëpi,
dhe e reflektoi pasqyra.
Syri i plakur ndrit, i ri;
Dritë u mbush e gjithë fytyra.
Flokë të thinjur si dëbora:
Si m’u bëtë kaq shpejt flori?!
Si djalosh nisa kërkova,
vitet mbushur me rini.
I lashë vitet që më ikën,
dhe u vesha si një djalë.
Horizontet tej më ndritën…
Kjo pasqyrë nuk qenkej përrallë.
Qeshja, bridhja, mbushur forcë.
Moshatarëve u bëra zë:
Ejani kam marë një top,
si çunakë vrapojmë me të.
S’erdhi kush…në vrap, i marrë,
rashë, u vrava, theva këmbën.
Ndaj ju them, ju miq të mbarë,
Që të shenjtë ta keni moshën!
Mos besoni te pasqyrat,
Kohë e plakur, do gënjeshtrat.
Sipas kohës hidhni hapat.
Hapat tregojnë të vërtetat.
LULËZOJ SI LULET.
Mallkur shpirtbraktisuri, katil!
Mos paç mëshirë, o faqezi!
Këput ti, lulet pa çelur mirë.
Iu thith aromën i le në zi.
Të ëmblën lule, qumështore
e hodhe e shkele me këmbë.
Pa, zemrën lules i copëtove ,
pikoi jetë dhe vdiq rëndë-rëndë.
Ka Zot, që dhimbjen e dëgjoi.
Ka Zot në qiell, ç’po bën, të thotë?
Ti lere, le të jeshilojë,
të jetë plot ngjyra, ah, kjo botë.
Dua vetveten, i dua lulet,
i dua ngjyrat që japin jetë.
Ka më njeri, se kur përkulet,
dhe flet me gjethet, fletë më fletë?
Unë jam një gjeth, a, lule jam.
Plot ajër e mbush këtë jetë.
Një zog që vjen për mik e kam,
kam miq dhe vajzat, edhe djemtë.
Kam mik një burrë që më mbron,
s’le ngricat të më ngrijnë.
Kjo jetë e shkurtër bukur shkon,
kur pranë miqtë të rrinë.
TË KAM KËRKUAR
Unë të kërkova. Ku fshiheshe ti?
U bëra hije ndër kodrina.
U krodha lumin që ta pi,
renda resh si kojrilla.
Zbrita në pyll, u bëra gjeth,
ledhesh u bëra përrua.
Ku është ky zë që vjen më ngjeth,
nëpër kujtime mua?
Nëpër fole u bëra zog,
e flaka tej lirinë.
Ku je ti mik, që quhesh shok,
vallë ku e ke shtëpinë?
Ti ishe djall, ti ishe…s’ishe…
Të kam kërkuar, kot më kot,
në pyje, nëpër drurë.
Kam mikun, mik…e shokun, shok;
Në muzën që s’shter kurrë!
NJERI-ENGJËLL
Shpirti im është si bora,
s’jam e ftohtë, jam shpirtmirë.
Ndihmë Zoti, më fal dora,
bëhet burim për të pirë.
Qiellit rend, e dritë jap.
Dritë dielli kam në sy.
Kraharorin krejt e hap,
dashuri të të jap ty.
Lutem që të ndrijë dielli,
të jesh ngrohtë, të jesh njeri!
Jam e gjerë sa ç’është qielli!
Jam e vogël, sa ç’je ti!
Vetëm se, dua që njerëzit,
të më duan dhe t’i dua.
Merrja dashurinë qiellit,
jepu dritë rrugëve të tua.
Fillikate dhe të mjerë,
të bën koha po e shtyve.
Hapi krahët, merr të tjerë,
jepu dritë nga dritë e syve.
Zemra rreh përbrenda zemrës.
Zemra brenda gjoksit rreh.
Jemi bashkë, e jemi njerëz,
dashuria brenda fle.
Është njeriu si një lule,
nxihet, po qe se e vret.
Nëpër rrugë e nëpër male,
Një, veç një, është kjo jetë.
Shpirti mirë bëhet si vesë.
Bëhet ujë dhe ajër jep.
Merre, rrite, do të mbesë,
Si një foshnjë që qesh në djep!
TË DY, DUAM JETËN NJËSOJ
Aty i rri unë, afër trungut tim,
Bleroj mbushur lule dhe gjethe,
E blertë e gjitha, dua të jem,
E blertë, si dikur, kur më gjete.
Si zogjtë e lirë, fëmijët që linda
Me ‘ta qetësohem dhe rritem,
jam zogu që dal dhe vetë nga veza,
e ty të them përherë, pritmë!
Kraharor-kafaz,këtu e mbaj veten…
Ky është një kafaz, jeton ti.
Shkojnë vitet vrapojnë dhe treten,
dhe falin, japin, marrin, dashuri.
ta dini o miqtë kaq të mirë .
zogj fushe kam nipërit e mi,
I rrita në shqotë dhe në borë,
U dhashë dhe më dhanë dashuri.
Aty rritem unë, trung’ i hershëm,
Nxjerr gjeth dhe sërish gjelbëroj.
Të dy ne vrapojmë jetës, ndershëm,
Askush s’mund të jetë kurrë njësoj.
HË, VJESHTË…O VJESHTË…
Hë vjeshtë, vjeshtë, vjeshtë e përhime,
rrëshqet dhe fshihesh e mbushur plot hile.
Në pyje thërrmohesh e bëhesh thërrime,
përrenjve lëshohesh porsi një rezile.
Hë vjeshtë, vjeshtë, o vjeshtë, hileqare!
Rrëmben çfarë të duhet dhe derdhesh e qetë…
Të huaj janë zogjtë që rrinë ndër ugare,
dhe s’dinë më se ku kanë pasur foletë…
TË MOS JESH PEMË E THATË.
Mos u bëj pemë e thatë,
dita diell ka, ka edhe re.
Rruga zgjat dhe është e gjatë.
Te kjo rrugë ecim dhe ne.
Ti je pemë që gjelbëron,
ti je vajzë që bëhesh nënë.
Ti ndër fruta diell rrëzon.
Ti në shpirt ke diell dhe hënë.
Kthehu këtu, në vendin tënd,
ku më njeh edhe të njoh.
Këtu jeta qesh dhe dhëmb.
Këtu dielli ndryshe ngroh.
Kthehu këtu dhe dashurohu.
Bijë e bukur, si dritë hëne!
Si një pemë, gjithë blerohu,
edhe qesh…me qeshje nëne.
KËTU DIELLI LIND DHE NUK PERËNDON
Kjo zemër bujare nuk perëndon.
Ka diellin brenda, një diell që qesh.
Ti s’ke pse më thua që nata lind vonë,
ti s’ke pse kujton, oh, duhet të flesh…!
Unë shpirtin e bukur lëshoj si qilim.
Pa, eja dhe shtrihu si në një lëndinë.
S’ka ecja, as fund, as rrugë, si fillim:
Të vijë kush të dojë, eh, ç’duan, të vijnë…!
Unë s’kam perëndim, kam vetëm një lindje.
Ju hajdeni flini, në daç bëni plazh…
E kam shpirtin tim si frymë prej fëmije,
Veç, kur të më ikni, mos thoni: Uf, plaç!
Veç, kur të largohi, më jepni bekim.
Se diellin kam mik, ndaj s’humb nëpër re.
Ky diell, po ju them, është mik, miku im;
Ky diell që unë kam, është diell që s’fle.
DIMËR MASHTRUES
Dimër, mashtrues, gënjeshtar,
dembeli, hileqar …
S’u ngope as me fruta, as me gjumë !
Largohu, ikë, të them unë…
po kërkon vend, për t’u bërë lumë !
Mjalti po rrjedh ëmbël në koshere.
Mos e ngri, lere të rrjedhë.
Mos ia qëllo krahët një blete,
mos ia cingëro krahët një peme.
Lumë i turbullt, dimër…
S’bëhesh lumë!
Mjalti është mjaltë,
bleta është bletë.
Dimëro, vetë!
SHKËLQIM
Kur dielli merr në perëndim,
nga sytë të dy derdhim shkëlqim.
Shko errësirë, se s’ka verbim!
Ah, drita jonë nuk ka shterim!
S’ humb errësirës, dielli shkëlqen.
I kanë thellë rrënjët dashuritë!
Se shpirti, shpirtin në dritë e gjen;
Shkëlqim të dielltë lëshojnë sytë…
ZGJOHU BURRNESHË !
Zgjohu burrneshë që shtegton,
tej ndër rrugë, ku dielli meket,.
Ke një prag e ke një troll;
Ke folenë, që heshtjes stepet.
Ke një rrugë në tokën mëmë.
Baltë që plagët t’i shëron.
Nëpër qiej ke një hënë.
Ke një diell që s’perëndon.
Natë e ditë të rrimë zgjuar.
Zgjuar pragu, zgjuar trolli…
Ky diell kurrë s’ka perënduar.
Mjaltë është dheu që të polli.
MARGARITË, MUZË MYZEQEJE!
(Mikes sime, Margarita Xhepa)
Moj, ju, vajza myzeqare,
merrmëni pranë, vallen të zëmë!
Në mos daçi, iki fare,
po… unë jam e gjitha këngë!
Në mos daçi… të më merrni,
unë në shpirt kam Myzeqenë!
Rrjedh një shpirt si prej sheqeri,
dhe në zemër, këngët s’flenë.
Unë kam zemër Margaritën,
atë vajzën… që aktron…
Pritën vitet sa e ngritën,
dhe u rrit… prapë çupëron…
Është vajzë e është nënë,
është ikonë e është vlerë!
Vitet poshtë, të gjithë kanë rënë,
Myzeqeja është e prerë:
-Ka një bijë që dritëzon!
-Ka një engjëll krahpraruar!
-Ka një jetë që art buron!
Ka një diellqë s’ka të shuar!
Është vajzë e s’vyshket fare.
Është shoqe, mike e mirë.
Margarita myzeqare,
ti je sfidë, vitesh që vijnë!
Ndaj një valle shtruar-shtruar,
me një këngë myzeqeje,
le ta bëjmë, duar më duar,
zërin e keni prej meje.
Margarita lule- arti:
Shpirti mos t’u vyshktë kurrë!
Myzeqenë e paç gjithë tënden,
Myzeqeja të qoftë muzë!
TRANSFORMIM !
Bëhu re, lësho një lot.
Shpirt i tharë paska etje,
do të qeshë e nuk qesh dot,
buza çarë, rri flet me vete.
Bëhu lule plot me erë.
Vendi, heshtur është si dimri.
Çelu, qeshu plot pranverë,
ndrit e veshur si shpirt prilli.
Tani jam në qetësi.
Rri, më thotë lodhja e gjatë.
Jam burim, dhe vetë e di,
më rinohen vitet, prapë.
Shoh fëmijët, e menduar.
Rri, më thonë, tani pusho!
Koha s’paska të mbaruar,
koha thotë, sërish, vrapo.
Bëhu re e bëhu lule,
mos qëndro kurrë pa vrapuar…
Gjithë jetën s’u përkule;
Ecjen tënde, s’ke mbaruar.
SI ENGJËLL ËSHTË POETI !
Ty poet trupin ta vranë!
Ç’shkrove, tutje, e vërvitën.
S’mundën dot, shpirtin ta hanë,
Shpirtin, lart engjëjt ta ngritën.
Si ëngjëll, ti lumturohesh,
që nga lart, gërmat mbush dritë.
Nëpër qiell yjet ndriçohen,
dhe këndojnë, bëhen poetë.
HIJE U BËRA PËR LIRINË
Si hije u bë shpirti …
Të erdha nga pas, brigjeve,
ti s’më pe…
rrugën ma tregoi Zoti
Çlirohu, tha, prej hijeve
ti, pemë e blertë je!
Tundimi i ëndrrave pa shpresë,
vraponte si retë.
Shpirti e njohu faqezinë.
Në re mbulohej,
të bëhej njësoj me njerinë.
Zogjve u preu krahët e fluturimit,
tek hutoheshin,
i rrëzoi në honet e shpirtit.
Shpirti i zi katil, gjurmë më la,
kur rrëzoheshin…
Të kërkova ku fshiheshe,
hije t’u bëra, ku je e ku s’je.
Hije që vret hije…
Të gjeta,
të futa njëqind pashë nën dhe!
E zotit ju luta:
Jepu zogjve lirinë mbi krahë!
Jepu dritë dhe këngë!
E madhe është Bota,
ka vend për të tërë!
SHQETËSIM NËNE
(Bëj kujdes për lulen, kur ndërron vend,
rrënja e lules të zërë vënd.)
Kur lind vajzë, nëna derdh lot.
Merr dhe e shtërngon në gji,
lutet tek i madhi Zot,
të ketë fat dhe pasuri.
Është si një fije e brishtë,
që në jetë do lulëzojë,
do të rritet ditë për ditë,
pa, do bëhet edhe zonjë.
Nuk gjen shpirti qetësi:
-Të fal nëna mjaltë jete!
E mbush bijën ëmblësi.
të bëhet e mirë për vete.
Do të shkojë një ditë patjetër,
mjaltë do jetë për njerëz të tjerë.
Rrënjë do hedhë në shtëpi tjetër,
do jetë nuse, do jetë vjehrrë.
Ndaj dhe nëna s’është e qetë,
gjersa udha tej të ndrijë.
Mjalti dritë le të jetë;
Le të jetë dritë, kjo bijë!
Të jetë mbushur gjithë erë,
dhe të dojë e ta duan.
Të ketë shpirt e të ketë vlerë.
Të shkëlqejë si gur i çmuar.
Të zbukurojë shtëpinë.
Të jetë prag e të jetë portë.
…ndaj në gji e mban fëmijnë,
se njeh dhe dështim kjo botë.
ZEMËRMJALTË
Mjaltin në koshere mos e mbaj.
Fale, shpërndaje, se një jetë ke.
Përtërihet, gumëzhin, bleta në maj,
e ikën të le, po s’gjeti fole.
Zemra është diell që nuk perëndon,
kur nuk qëndron vetëm, por e bashkuar.
Zbret rrezja nga qiejtë dhe të zbukuron;
Në mjaltë të kthen, të bën të bekuar.
VDEKJA E MOLLËS
(Fabul e kohës së re)
Mollë e kuqe, shtat selvi,
krimbi ç’të paska zili!
Duke ecur nëpër dhe,
nis e thotë:E bukur je!
Zemra ime jam me ty,
dhe i shkel, ah, njërin sy:
Mollë e bukur, kam uri!
Hipën trungut, bën fole,
aty mensë, aty hale,
aty zyrë e aty shtrat,
syzet heq, shtrihet rehat.
futet thellë në embrion,
aty qesh, aty këndon,
aty ha e aty rri,
mollës gjakun po ia pi.
Grindet molla vetmevete:
Rrofsh, mor king, sa mirë e gjete!
Krimbi gërryen, krimbi vjell
ngre pallat e prapë pjell.
Ngre resort e ngre, ç’nuk ngre,
do të ngjitet gjer në re.
e pse jo, të jetë rrufe!
Molla grindet vetmevete:
Ty të lumtë që keq më gjete!
Po në fund, bashkë me mua,
pleh do bëhesh në një përrua.
NË NDERIM TË IBRAHIM RUGOVËS!
Tung, or mik që nuk vdes kurrë!
Tung, Rugovë, Pejë e Kosovë!
Ta njeh koha këtë burrë,
Bjeshkë të Namuna mban kurorë.
Vij, të sjell nga Myzeqeja
zemrën time si shqiponjë
brenda është gjithë Shqipëria
të nderon, bëhet më zonjë.
Unë kam mbledhur fushës gjerë,
gjithë ngjyrat shpirt e jetë.
Me nderime t’i kam sjellë,
Peja t’i ketë si buqetë.
Jemi një e të pandarë,
kohët trupin na kafshuan.
Jemi bashkë, o shqiptarë!
Shkja a serb dot nuk na shuan.
Gjëmon bjeshka nga tupanet,
Hajla tundet, ulëret:
S’vdesin kurrë kosovarët,
me Rugovën President!
Krahët mban Evropa hapur,
‘’Deklaratë e Pavarësisë’’,
shkjaun tutje e ka flakur,
s’vdes shqiponjë e Shqipërisë.
Nëpër kohë kemi ecur,
të përgjakur, vrarë e prerë;
Po lirinë e kemi dashur
s’kemi vdekur asnjëherë.
Se Kosova ka veç trima;
Lind e rrit burra lirie…
…mbushet Hajla vetëtima;
Bëhen penë Pavarësie…
Unë të sjell nga Myzeqeja,
një kurororë Shqipërie!
Le të ndrijë, gjëmojë, Peja,
si shqiponjë me krahë lirie.
VAJZAT QË MBULOHEN ME FEREXHE
Më fal Zot e Perëndi ,
këto vajza janë magji .
Mbulojnë sytë me ferexhe ,
arabisht flasin te ne.
Fsheh fytyrën në një maskë
për t’u dukur si fisnike
Të shplaftë mortja, e uruar,
më ke motër, të kam mike!
Ti s’ke besë, fisnikëri ,
më mbulohesh me shami,
të dukesh syve të botës,
sikur je një Perëndi.
Çfarë po bëni ju moj bija ,
shqipen tonë, mos e harroni!
Moj qyqare, moj të mira,
pse gënjehi, shqipen s’doni?!
Turku po u ha në besë,
sa me stil po u merr zemrën,
që këtu shqiptar mos mbesë.
Mos u mbulohi me shamija,
Për ne, nënë është Shqipëria!
Dhe ju them njëfjalë si nënë:
Mos e mbyllni këtë derë !
Se do ngelemi pa farë …
Krejt pa nder edhe të mjerë.
Jo, moj bija mos e bëni!
Hiqini ato shamija !
Shqipes nuk i meket zëri,
Është zonjë, Shqipëria!
Thirri mendjes, ti, oj motër !
Se s’do kesh shtëpi, as votër !
LULE DHE SHQIPONJË
(Je si yll që ndrit në tokë,
zbritur, të ndryshosh një botë!)
Vend i bukur është Kosova ,
dritë shkëlqen dhe krenari .
Aty lindi dhe Brendona,
në zemër është Shqipëri .
Është një lule me zë malesh,
ndrin dhe fal veç oksigjen ,
dritëzon me vesë petalesh,
si një ëngjëll dritë shkëlqen.
Si thëllëzë e lëshon zërin;
Ngroh me fjalë e qesh me sy.
Veç, atdheun, ka të vetin,
m’u në shpirt e mban, aty,
si një nënë prej Shqipërie !
Ah, ç’e pashë në ëndërr mbrëmë!
Me ca zjarr prej vajzërie,
më dha shpresë e më dha këngë.
Më dha malet plot me lule,
-mbushur ajri trëndelinë!
Më dha zjarr e tinguj gjuhe,
që rilindin Shqipërinë!
Dha flamurin që s’përkulet,
dha shqiponjën krahëgjerë!
Herë më bëhej njësh me lulet,
herë më shfaqte Skënderbenë!
Lum, ti bijë prej Kastriotësh!
Lum, ti ëngjëll-mbretëreshë!
Je shqiponjë që s’mund të heshtësh,
mbushur dritë e veshur shpresë.
Lum Kosova që ka bija!
Lum Kosova-ferr armiqsh!
Qoftë bekuar Shqipëria!
Dritë u bëftë me zë të rinjsh!
Ti thëllëzë, ti luftëtare,
shpirtin mbush me dashuri.
Ti Brendona kosovare,
shpresë e jetë për Shqipëri.
Lum për ty kush të ka lindur!
Lum kjo tokë që të dha jetë!
Shpresën brenda ma ke ndritur,
siç je ti, bëhem dhe vetë.
Bëhem dritë Shqipërie!
Ti më merr me krahë shqiponje!
Qofsh përherë zë Perëndie!
Qofsh shqiponjë e frymë Kosove!
PARALELIZËM
Nxin qielli kur zemërohet,
syri i gjithë i ndryshon ngjyrën.
Bubullon edhe sterrohet,
nuk ia gjen askund fytyrën.
Është shpërhapur nëpër re
dhe vrapon si dem, nxituar,
Ishte ky apo nuk qe,
pak më parë i dritëzuar?
Dhe askush më nuk e do,
Zënë të gjithë një qoshk të ngrohtë.
…ti më thua se të njoh,
më të mirë s’e ka kjo botë…
Rob’ i mirë është si një lule,
po ta vrasësh zë e nxihet.
Pa, në zemër po ju ule,
mëso mirë se si rrihet
Shpirti mirë bëhet vesë,
bëhet ujë dhe ajër bëhet.
Ndaj të them të bësh kujdes,
po e vrave, nis e nxihet.
Po e vrave, zemërohet.
Syri i bukur ndryshon ngjyrën;
Qielli brenda nis sterrohet,
dhe s’ia njeh më as fytyrën.
DASHURI PËLLUMBESHE
Këngë e pëllumbeshës,
më zgjon dashurinë.
Fundos zemrën vargjesh,
thërres fëmininë…
Qante pëllumbesha,
mbi çatinë tonë.
Eja, moj, i thosha,
rrimë ca në ballkon!
Të ka humbur vajza?
S’të ka ardhur djali?
E, më ç’mund t’i thosha?
S’dija si ish halli.
Ajo vetëm qante,
u bënë mjaft ditë.
Vaj i nxirte zëri,
akull rridhnin sytë.
Ndodhte kjo çdo mbrëmje,
sa pa rënë muzgu.
Eja moj, i thosha,
eja, brenda futu!
Derisa një ditë;
Më zgjoi shpejt mëngjesi.
Zjenin gjithë çatitë,
nga dy këngë prej shpesi!
NË PREHËR TË NATYRËS.
Ngjitem në mal hera-herës,
dhe flas me gjithçka që më do.
I thur një ninullë pranverës,
ninullë vjen më thurr dhe ajo.
Thërres të më vijnë në prehër,
ca shpendë të bukur ndër pyje.
Gishtrinjtë i bëj si një krëhër,
dhe ndreq gjithë lukun e tyre.
I marr nga një pendë secilit,
me to, nis e shkruaj një përrallë.
Ia nis pastaj kopjen gjithë pyllit,
me përroin që djeg flakë të bardhë.
Rrjedh kënga si uji i burimit,
që fle nëpër fllade prej lulesh.
I njoh gjithë shkronjat e pyllit,
i di alfabetet prej shkurresh.
Unë di alfabete prej guri!
Dhe këngët e zogjve i di!
…dëbora e parë, që sa zuri,
më fton që të shkoj përsëri.
DO KËNDOJ NJË KËNGË
Do këndoj një këngë,
libër duke shkruar,
traditën myzeqare
për të mos harruar….
Këngë të këndojmë,
për ikonën tonë.
Në Lushnjën me diell
bashkë do vallëzojmë.
Emrat e artistëve,
në qiell do t’i ngremë.
Në shpirtin plot dritë,
zjarr yjesh të jenë.
Shihni në dritare,
Artisten yll- dritë!
Vajzë myzeqare,
Ikonë Margaritë!
Lindi myzeqarja,
lindi Margarita.
Plot yje dhe drita,
plot na u mbush jeta.
Ylli i pashuar,
është këtu mes nesh!
Lushnja qesh, gëzuar!
Margarita qesh!
Ky shpirt kaq i bukur,
natën e bën dritë.
Qofsh gjithmonë bekuar,
Ylli margaritë!
Nuk themi më kot:
S’e lëshojmë ikonën!
E do gjithë kjo botë,
Margaritën, Tonën!
ZOGJTË
Unë jam si foshnjë e sapolindur,
dua qumësht, diell e ngrohtësi.
Më merr mama në kraharor,
më fut në gji, me dashuri !
Jam zog i dalë jashtë në erë.
Dua të ma mbështetësh dorën fort.
Dua të mbrohem nga drithërimi,
nga dimri i egër të mos kem ftohtë.
Folenë kam në zemër të nënës,
që më ushqen me gjak të vet.
Më mbron çdo çast, nga rreziqet,
dhe më bën trim, fluturoj vetë.
Si zogj kam nipër edhe mbesa,
rritur në borë, lagur në shi.
Erërat e forta përballojnë,
dhe shquhen fort për mençuri.
Gjysh, nënë, kur ata thërresin,
e duam, duam dhe pak liri,
të fluturojmë nëpër çdo fushë,
përballë të kemi vështirësi.
Ne retë e zeza do t’i çajmë!
Rrëzohemi! Mund të gabojmë,
do të na kalitin vështirësitë,
Zogj veze, nuk do rrimë gjithmonë.
MUZA
Kam kohë që s’ shkruaj poezi,
ma nxiu çdo varg një faqezi,
që nuk ka shpirt, nuk ka respekt,
tërhiqet zvarrë si një insekt.
Mirënjojen fare s’e kupton,
rri fshehur dhe nis më sulmon.
Më shkon në mendje, mal e fushë,
e marr një zog e puth në gushë.
Më lind një varg si vetëtimë,
nga gushë e tija drithërimë.
Gjumi më merr në krahë më hedh,
në ëndërr nis edhe të bredh.
Më merr në prehër poezia,
…dhe prapë më del hija e tija…
Zemra godet e gjoksin shkul,
ai rrëshqet e thumbin ngul.
Brumbull i zi, si copë tul.
Më ndodh sërish e rreh në gjoks,
një varg pa fre, si mëz i egër.
Dhe s’mundem më, që të mos loz,
mbi det, mbi rërë, mbi jonxhë e thekër,
mbi pyll, mbi lumë, mbi bar e shkëmb,
jam erë që vdekja nuk e trëmb,
jam zog e ujk, ylber, stuhi,
ç’më pret përpara nuk e di
në dashtë, le të dalë ai,
t’i thyej thumb, t’i thyej dhëmb,
ta bëj të duket se ka vdekur,
të ikë nga kjo botë, i heshtur…
Kjo muza ime është mbretëreshë,
i kam mirënjohje dhe durim ,
kur më thërret, rritem qindfish,
shpërthen si diell ky shpirti im.
Pa nis e bëhem dallëndyshe,
rend pyll e fushë, mbledh për shtëpi,
Foleza ime s’është më ndryshe,
është varg që thurr një poezi.
Kam kohë që s’ shkruaj poezi,
ma nxiu çdo varg një faqezi,
që nuk ka shpirt, nuk ka respekt,
tërhiqet zvarrë si një insekt.
Po unë lart nis fluturoj,
dhe si shqiponjë e sulmoj.
Dhe bëhem shkëmb e bëhem re,
veç muzën time kam fole.
ULEM MBRËMJES PËR TË SHKRUAR.
Gruaja më vdiq, më la në zi.
Zoti më dënoi mua aq të ri.
Si t’i rrisja vetëm katër fëmijë?
m’u plagos zemra në vetmi.
Për hir të fëmijëve shumë punoja,
t’i rrisja me dashuri dhe t’i mësoja.
U fala edukatë, i rrita plot shëndet,
të ndjehej fëmija në botë si mbret.
Nënën e fëmijëve e desha gjithë zjarr,
por sëmundja e shkretë e çoi në varr.
Oh, ç’dhimbje të madhe unë përjetova;
I rrita fëmijët, me nder, i martova!
Fëmijët, vuajtjen ma shihnin në sy.
I vetëm jetoja ku linda, aty.
Me një grua, kur nisa të gëzohesha,
i bindur kam qenë se nuk do të martohesha .
Më shihnin fëmijët krejt pikëlluar,
deshën të më shihnin dhe mua martuar,
Shkuam te varri i gruas së parë,
me lot në sy i thashë dy fjalë.
Putha dheun e mbretëreshës duke qarë,
I kërkova ndjesë, atje në varr.
Si flutur u shfaq, ajo na përqafoi,
shpirti i saj i bukur na celebroi…
Një lule mimoze i mbolla te varri,
dashurinë i kujtova me lotë prej malli.
Tani unë i lumtur sërish dashuroj,
nënën e fëmijëve, ajo më zëvendësoi,
në shpirt gjithë familjen më lumturoi,
të dashurën familje time ma shpëtoi.
Luftova, punova dhe u dashurova,
por Zoti një dënim më dha,
që të mos kem fat me gra.
-Por do të kesh karrierë,- më tha.
Lumturia kaloi në xhelozi të nxirë;
Gruaja e dytë iku pa thënë lamtumirë.
Kjo goditje e pabesë ishte një vrasje e fshehtë.
Vetëm pema e mimozës më ka mbet.
I gjallë do të futesha, të mbulohem me dhe,
por Flutura gjithmonë më buzëqesh mbi re.
Më thotë: “Jetën time unë të kam dhuruar,
duhet të jetosh, fëmijët për t’i lumturuar…
Gjithë vitet e vështira më kanë rënduar.
Nuk dua të ankohem për fatin, as të vuaj.
Për çdo vuajtje e lot që kam përjetuar,
ulem çdo mbrëmje vagje për të shkruar.
LULET KANË SHPIRT
E mbolla në vazo lulen e malit.
Ajo m’u mërzit,
s’i pëlqeu vendi
dhe zverdhej përditë.
Desh liri dhe dritë .
Lulen shumë të brishtë,
e mbolla në kopsht.
Si fëmijë më dukej,
derdhte edhe lot.
Me kujdes e mora,
në hapësirë e mbolla,
me kujdes i afrohesha ,
e përkëdhelja e prashisja.
Ishte shumë e brishtë;
S’doja që ta vrisja .
Në vapën e madhe,
lulja donte ujë.
Shi i bëhesha unë,
teksa e vadisja.
Lehtë më buzëqeshte.
Më qeshte, i qeshja,
më fliste, i flisja.
Bashkë ditë për ditë!
Lulet kanë shpirt.
E mbolla në vazo,
ajo u mërzit,
si pëlqeu migrimi,
zverdhej përditë,
Donte liri, donte dritë .
E mbolla të brishtën në kopsht,
rrint si fëmijë,
që nuk luante dot.
Në hapësirë e mbolla,
Ninulla i pëshpërisja,
Ishte kaq e brishtë,
mund ta vrisja .
Në vapën e madhe ,
Lulja kërkon ujë.
I bëhesha shi ,
ujë i bëhesha unë.
Më buzëqeshte,
e puthja me dashuri.
Sy i bëhesha,
i bëhesha buzë.
Sa lindte dielli,
kokën nga unë kthente ,
Më shikonte në sy ,
Kisht sy, sy si fëmijë …
Dhe unë ndjehesha dy ,
dhe e besoja mrekullinë!
E doja lulëzimin e saj,
që rilindte lirinë.
KLITHMË MITESH
Hipokrizia ka prekur zemrën,
si gjarpër pickon vezoren.
Sëmundje e keqe mbyt botën .
Mbarset femra me shejtan,
faqebardhi s’ka derman .
Futet mola, bren damarë.
Hipokrizia në vend të parë.
Vullkan bëhet i sinqerti,
njollë hipokrizie s’duron.
Në liqene lan mëkatin,
kur shkel tokën, e bekon.
Hipokrizia, kjo kundërshtare,
diellin do ta errësojë,
mllef lëshon e djeg me flakë.
Në tokë vetëm do të rrojë…
Bllokon ajër, ujë dhe tokë,
mbars çdo frut, epshi s’i ngopet.
Me puthje hëne në buzë,
qesh kur vret pafajësinë ,
Thotë: “Luftën e fitova.
Ç’desha në botë unë e mora.”
Janë mbledhur Zotat e tokës,
hipokrizinë ta asgjësojnë,
por s’kanë ngelur pa u infektuar.
Ngrihet Zoti, thërret Zanën:
-M’u sos durim i tepruar;
Do marr tokën për ta rrafshuar.
Do të marr hak për faqebardhët,
Do tund shkëmb e do tund det,
që njeriu, njeri të jetë…
DASHURIA LIND NGA BESIMI
Dashuria lind nga besimi.
Fjalë e pastër rrjedh si burimi.
Kur dashuria të ngjit shumë,
shtrihet gjatë, lundron si lumë.
Sytë ndrijnë e bëhen diell.
Nata zbardh e bëhet dritë.
Uji rrjedh e bëhet mjaltë.
Kush e provon te kjo jetë,
ndjen parajsën e vërtetë …
Dashuria lind nga besimi,
qesh çapkëne si blerimi.
Zgjohet rritet sa një lumë,
brenda tij marr frymë unë
M’i beso diellit të syrit.
Bëhu rob i dritës sime;
Bëhu shkulm e frymë lumit;
Ndiqmë pas nëpër agime.
GJYSHE
Gjyshe jam, nipër e mbesa,
vijnë pranë zhurmojnë si zogj.
Ah, një përrallë ja, sa iu gjeta!
Mblidhen rreth me shoqi-shoq.
Nis iu flas me zë prej ere.
zë prej malesh iu rrëfej.
Ata bëhen fllad pranvere,
brenda syve qeshin diej.
Flas për burra trimërie.
Sjell pranë tyre guximtarë.
S’di ku shkojnë ca sy fëmije?
-Qenkan bërë luftëtarë!
Nxjerrë janë shpatat luftarake,
sjellin pranë Skëndebenë.
Kthehen lodrat miturake,
në ushtri për mëmëdhenë.
Dhe përzënë nga troje shqipesh,
ujq-armiq, gënjeshtra skilesh.
Bëjnë shtet, vendosin ligje.
Roje rrinë, malesh e brigjesh…
Pa zënë marrin dhe penelat,
muret rreth i pikturojnë.
Diku, zanat dhe sirenat.
Diku, turqit zënë rënkojnë.
Diku, sulet Skënderbeu.
Diku, shokët shkojnë marshim.
Diku, gjyshja prapë rrëfeu;
Diku, nxënës në mësim…
Shqip tregova unë gjyshja!
Gjyshet janë ëmbëlsira…!
Rrofshi mbesa edhe nipa!
Unë jam gjyshja, më e mira!
MIKJA IME, LAURETA
Shoqja ime, Laureta,
mbledh perimet në të gdhirë.
Është punëtore porsi bleta,
me duar bën dhe florinë.
Është e bukur si natyra,
është si flladet mëngjesore,
si ylber i mbushur ngjyra,
shoqja ime punëtore .
Ngrihet herët në mëngjes,
kur s’e mar në telefon,
të gjithë flenë, ajo gatuan,
gjithë kuzhinën më dërgon.
Mikes sime si konteshë,
sa i hahen ç’ka gatuar !
Bujarinë e ka në zemër;
Mjeshtërinë e ka në duar.
E kam kaq mike për kokë;
I pëlqej korrektësinë.
Dhe motrën më zëvendëson,
dashurinë, besnikërinë.
Ëmbëlsinë e ka në zemër.
Ndaj e mirë është në gatesë.
Një herë falas, tri me lekë,
Leta quhet mbretëreshë.
Është si lule shumëvjeçare,
një petal nuk mund t’i thahet.
Mban rreth vetes gjithë familjen,
shoqërisë nuk i ndahet.
Është kaq shumë mike për kokë,
shoqja ime Laureta.
Dashuri rrit plot kjo tokë,
rrit ky truall jetë dhe vlera!
PO HUMBET SHPRESA
Po humbet dhe shpresa.
S’i shohim në derë,
nipër dhe mbesa,
nuk ka bota vlerë.
Pa ta shuhet bota,
bëhet shkrumb e hi.
S’merr frymë dot toka,
po s’qesh një fëmijë.
Dhe dielli ndrit ftohtë,
pa lule, pa bletë…
Ç’kuptim ka kjo botë,
e heshtur, e shkretë?
***
Po humbet shpresa ,
s’po shohim në derë,
as nipa,as mbesa.
Pa fëmijë bota s’ka vlerë!
Bashkohet qielli edhe toka,
bëhet shkrumb e hi
e gjithë bota.
Sa pak fëmijëri!
Diell, dashuri ,
që bëhen vullkane,
dete dhe oqeane,
fusha dhe male…
Mund të vyshket çdo gjë,
por s’mund të vdesë shpresa fare.
JEMI NE
Flas, unë- shqipja dykrenare,
flasin- burra- trimërie.
janë dhe ishin guximtarë,
ishin, janë bij-shqipërie.
Ju gëzohemi fëmijëve!
Djema, na dëgjoni ç themi!
Jeni ju, lumë i stërnipërve,
jeni ju, me gjithë ç’kemi!
Skënderbeu erdhi këtu.
Erdhi brenda në shtëpi:
-Shih ç’stërnipa ju kam ju,
ja- këtu, tha, ka Shqipëri.
Isha unë, aty kur, tha.
Ishte, nipi, ishte mbesa…
Fryu flamuri lart, më lart
u mbush lulja zjarr nga vesa.
Artemida Arbri Nako
SHEQERE SINA (OZUNI)
Pasqyra e shpirtit
JE TI ENGJËLL
Poezi
NË VEND TË NJË PARATHËNIEJE…
1- Fëmijë…
Më quajnë Sheqere Rexhep Sina. Lindur më 10 dhjetor 1965, bijë në një fshat të veçantë që quhet Peshton (Lunik), nën Shebenik të rrethit të Librazhdit. E kam për nder dhe falënderoj Zotin që linda në atë vend, ndihem krenare të jem bija e atij vendi, sepse mora kulturën, edukatën, ato, që më kanë ndihmuar gjithë jetën. Ashtu siç janë ngulur shkëmbinjtë, që nuk lëvizin, ashtu është dhe besnikëria e njerëzve të rrethuar me pasuri natyrore, ashtu siç janë ato male të lidhur njëri mbas tjetrit dhe formojnë një sofër rrumbullaktë, ashtu është dhe dashuria për vendlindjen.Trashëgojmë folklorin, humorin, tradi-tën, patriotizmin, besën, bujarinë dhe kulturën mik-pritëse.
Gjyshërit ishin gjyqtarë në qarkun e Elbasanit. Dera e shtëpisë sonë ishte gjithmonë e hapur për luftëtarët.
Shtëpia ime ka qenë strehë për partizanët dhe këtë e them me mburrje. Babanë tim, që në moshë të vogël e niste gjyshja, me torbat të mbushura me ushqime për partizanët. Kishte ajo në zemër patriotizëm, bujari të madhe. Të dy gjyshërit e mi kanë patur peshë në komunën që na administronte, në Elbasan. Ishin caktuar nga vetë banorët si koman-dantë, nënprefektë në zonë. Ata kishin
PASQYRA E LENDES
FALEMINDERIT
MIRNJOHJE
RESPEKT PÉR TÉ GJITHÉ
Sheqere Sina Albania