Ndërmend më erdhi shkolla fillore,
kujtova librat dhe çantën e grisur,
gjithmonë i harroja andej nga lozja
dhe gjyshja e dashur m’i mbante ormisur.
Kujtova Abetaren e klasës së parë
dhe gërmat që kishte – të gjitha i mora,
sikur të kthehem prapë në bangë
dhe si fëmijë të më dridhet dora.
Kujtova notat të hedhura në fletore
dhe veten time e gjeja në faj,
tridhjetë e gjashtë shkronjat që mësova
në jetë m’u deshën të mos i ndaj.
Ashtu si në ëndërr kujtoja shokët,
edhe mësuesit që s’i kam parë,
në listën time i mbaj me emra
gjithë këto vite s’i pata ndarë.
