Festa e mësuesit-Blerta Basha

FESTA E MËSUESIT
Në bangat e shkollës ku fillon jetë e re,
Një zë i dashur bëhet për ne.
Me zemër në dorë e dritë në sy,
Mësuesi ndez dritën për ty.
Mbjell fara të bukura në mendje,
Nesër bëhet pemë me shije,
Mirësia rritet në shpirt e mendje,
Bëhet dritë gjykim e dije.


Mësuesi bëhet zeri i jetës,
Me zërin e tijë të ngrohtë,
I palodhur hap rrugët e shpresës,
I bën njerëzit të guximshëm të fortë.


Mësuesi i dashur dritë e diturisë,
Me duart e tijë hapet çdo udhë,
Bëhet fanar i njerëzisë,
Ku fjala bëhet e mençur e urtë.
Sot për ju më e larta mirënjohje,
Faleminderit për çdo perpjekje,
Drita e ndezur e çdo kohe,
Frymëzim i madh për çdo çast jete!