‘’Bëma një bri fyell’’…Nga Panajot  Boli

Nga Panajot  Boli ‘’bëma një bri fyell’’…

U plak dashi i zi trupmadh i kopesë se xha Nasit

Zilja e madhe filloi t’i rendoj në qafë me shumë

Në pllaja e zuri kolla me shpesh e shkundte brirët

Rrinte ca çaste i mënduar,e pastaj kotej në gjumë

Një mengjes s’e ndoqi dot kopenë,ndenji te  rrapi

T’heq zilen e madhe kumbuese nga qafa,bariut i tha

Rioshit kryeneç me sytë larush që s’mbahet,t’ia var

-Bëma një bri fyell,këndoju,të jem gjithmonë me ta

-Fyell me merak ma bë njerin,me zë baritor të ëmbël

Tjetrin ma var në këtë rrap shekullor,atje lart në majë

Të sodis me endje pllajat e mia e flladet të më rrahin

Të degjoj  melodinë e dashur të zileve,në gji ta mbaj-

U përlot bariu tek e pa si po i përendonin sytë e dashit

Amanetin,tha,dhe bëri fyell bririn e përdredhur,të gjatë

Sa herë që i binte bariu natën një melodie të trishtuar

       Me mall po e kujtonte kopeja timonjerin e saj të ngratë