HESHTJA MORI EMRIN TËND

ulur bregut si murgeshë,
territ nata sa s’u çmënd,
Hëna valësh…sy e veshë…
Eh, sa pranë qe vetmia,
tej e tejë…kryq-tërthorë,
hon i ndryshkur qetësia,
një mbi një…rreth kurorë…
Sharm i ikjes koklavitur,
tok me pritjet rrëkëllyer,
malli vrragë…lë papritur,
si puhizëza ca rrëmbyer…
Heshtja mori emrin tënd,
zgjuar brengës larg diku,
territ nata sa s’u çmënd,
preh mërgatash…kuturu…
Luan Sheshi : 1 tetor 2025…