Armenida Qyqja

Në sytë e dashurisë ngrohet bota
Botë e ftohur, kërkon të ngrohet,
Një copëz dielli të gjejë në sytë e mi,
Në zjarrin që brenda tyre mban ndezur,
Zemra që rreh fort, për të dy…
Vend i bëj diku në një cep,
Duart të ngrohë në bishtat e syve,
Pak gjak, pak jetë t’u kthehet,
Buzëve të ngrira, në epoka vetmie…
Bëj t’ia mësoj se çdo të thotë puthje
Kur buzët janë larg e dot s’puqen,
Në prushin e shpirtit si vetja mbahet shtruar,
Ftohtë mos të ketë dashuri e bekuar…
-ARMENIDA-
Tetor 2025