“Bozaxhiu”-Albert Hitollari


“BOZAXHIU”

Albert Hitollari

*

Dikur shpesh më zgjonte

një burr me karroc

me një zë të ngjirur sapo

kish lindur Dielli!

Këmbët  hiqte zvarrë ,

i vjetër ish në mosh

në ç’do rrugic thërriste

boz e freskër meli!

*

Pastaj e merrte udhën

nga pazari i vjetër

ku bujqër e fermer 

shisnin gjën e gjallë!

Dikush grur e misër dhe

tërsher e thekër 

një t’jetër ca Qepujka,

tërfil e jonxh për farë!

*

Nga fundi nëpër tezga

bërtisnin arixhinjtë

mall me ç’mim të ulët të

mir edhe të lirë!

Nën hijen e një rrapi ,ku 

rrinin qoftexhinjtë

hamej dhe pijanec ja

shtronin duke pirë!

*

Xhambaz e matrapaz

shihnin nga dhëmbët

se ç’mosh kish një viç 

një dash apo dhi!

Nallban që i vinin 

patkonjt kuajve tek 

këmbët

tellallë që kërkonin punë

me hangari!

*

Tek tuk ndonjë fallxhore

të zinte prit në rrug

s’të ndahej pas të vinte

fallë për të hedhur!

Më tej sa sehirxhinj,

xhepist dhe hajdut

vinin rreth e rrotull ç’të

gjenin për të vjedhur!

*

Të shfaqej pamje t’jetër 

në krahun matan

ca qen duke i shqyer dhe

qeset me plehra

Diku një mace  hidhej ,

kërcente  mbi kazan

dhe në gjith pazarin të

kundërmonte era!

*

Por kurr nuk mungonin

dhe disa djelmosh

kok e këmbë përlyer,e 

rrobat gjithë djers!

Plastika e kanaçe 

kërkonin lart e poshtë

sfilitur mbi shpinë

hedhur dhe një thes!

*

Dhe pse jam larguar diku

në një vend t’jetër larg

atij qyteti shpesh 

mbushur me ndjesi!

Sa herë që e kujtoj atë

pazar të vjetër 

më k’thehet nostalgjia

dhe për atë bozaxhi!