Buzë ëmbël sheqer-Petro Sota

Petro Sota

BUZË ËMBËL SHEQER

———————————–

Hape moj, syrin pak,

E më shiko njëherë,

Gushë bardhë zambak,

moj buz’ ëmbël sheqer.

Kur më kalon pranë,

Me sy ulur përdhe,

Aromë lulesh mbanë,

Si lule menekshe…

S’po më flet një fjalë,

Lehtë buza të dridhet,

Kur më vjen ngadalë,

Përpjetë gjoksi hidhet…

Dhe nuk e di sepse,

Heshtja t’ka mbërthyer,

Sytë i mbanë përdhe,

E gjirin pak zbërthyer…

Sikur do t’më thoje,

-Jam këtu më merr,

-Ëmbëlsinë kërkoje,

-Kapmë mos më lerë…

Sytë e tu të brishtë,

Tani më shumë i dua,

Po më dridhen mishtë,

Për buzët e tua…

Jo për buzën vetëm,

Dhe belin e hollë,

Sytë e mi u tretën,

Për dy kokrra mollë…

Për dy kokrra mollë,

Të ëmbla si llokum,

Pritmë moj belhollë,

Do të vijë në gjumë…

Në gjumë do të vijë,

Me hënën në mbrëmje,

Ajo jashtë të rrijë,

Unë mbi buzën tënde…

Dhe mos kij merak,

Kurrë, më ty s’të le,

Se buza jote flakë,

S’do më lerë të fle…

S’do më lerë të fle,

Sytë mi hidh njëherë,

Mos i mbaj përdhe,

Buzë ëmbël sheqer.