Shqiponja Pazaj Veshaj

Në Stamboll ,nata luan
me hënën e artë mbi minare,
Veç meraku im rri zgjuar,
Teksa shëtit sokakëve plot hare!
Unë vrapoj përmes erës anës detit nëpër gur,
Dhe kërkoj djalin e ëndrrës,
Shtat’ ylber e plot nur!
Në çarshinë e vjetër pran,
Përmbi heshtjen që më vret,
Në puhizën e pa-anë,
pikërisht aty më pret!
Më ngre një prit dhe del përball,
Prej detit Marmara,
Më dha një puthje përmbi ball ,
Një bote të gjithë më dha!
Më çmend çdo her e më mahnit ,
Kur mallin më rrëfen,
Më mer në krah sikur një mit ,
Në yje më rrëmben!
Kaftani im mbi supe hedhur ,
natën e sundon,
Tek mbamendja tij’ e mbedhur
Shpresën posedon!
Me qindra net i kam trazuar ,
të zgjidhja ty siç desha,
Edhe pse jetët kryqëzuar,
pafat me dukej vetja!
Kur nata ikën ,shkon dhe ti,
E fshihen jet’e gjurmë,
Në ëndrra ditësh bëhesh shi ,
Largohesh nëpër turm!
Ca brenga shpirti si per dreq ,
lëkunden mbi Bosfor,
Më hakërrohen tek bien keq,
Përmbys në kraharor!