
Çerazela Kondi
Çdo gjë që lind me dashuri,nuk humbet kurrë!
Ekzistojnë çaste,që ngjajnë
të harruara.
Fjalë që nuk u thanë në kohë.
Takime,në stinë të gabuar.
Por dashuria,nuk e njeh vonesën.
Nuk mat kohën,
nuk humbet vlerën,sepse u vonua.
Dashuria ruhet.
Qëndron e heshtur,aty ku
nuk arrin zhurma.
Dhe kthehet në çastin
kur shpirti e pret me etje
të paduruar.
Dhe kur kthehet,nuk ngjan
me ëndërr të kaluar.
Ngjan me diçka të re,që pa e ditur
e ke pritur gjith jetën.
Dëshirë e bukur,e plotësuar.
Asgjë e vërtetë nuk humbet.
Thjesht,fluturon si pupul në ajër.
Deri sa të gjejë zemrën e duhur.
Çastin e duhur!
Dritën e duhur!
Vetëm atëherë,dashuria
mer formë,e brishtë por dhe e fortë
Nuk është vetëm sarkë.
Dashuria,do flakën e saj.
Do shpirt që ti ngjajë!!
Çerazela Kondi,30 Nëntor,2025,Athinë!!