Unë dhe zogu-Petro Sota

Petro Sota

Në këtë mëngjes të heshtur gri,

Një heshtje e mjegullt ka zbritur,

Në një kafe pranë dritares po rri,

Qyteti i përgjumur s’është ngritur.

Ku ta gjej një mik të sinqert tani,?

Një mik, që të më thotë një fjalë,

E mbuluar nata me mantel të zi,

Iku si me turp, si grua e përdalë.

Ndoshta do iki dhe unë pas pak,

Edhe pse jashtë i ftohti më pret,

Një zog më vështron mbi parmak,

Diçka do t’më thotë, por s’më flet .

Më dhimbset zogu, që aty po rri,

Se hyri pa faj në mendimet e mija,

Siç hyn ndonjëherë, një mik i ri,

E më fton që me ‘të dhe pak të rrija.

Në heshtje zogun e vështroj në sy,

Se edhe ai si unë është në vetmi,

Por kjo dritare na ndan neve të dy.

Sepse doja ta ftoja, t’më bëj shoqëri.

Ndërsa po i dridhej syri nën qerpik,

Nga të ftohtit, të dy krahët i shkundi,

Dhe një cicërimë e lëshoi si muzikë,

Duke u larguar, nga sytë më humbi.

Petro Sota 1 dhjetor 2925