Çdo natë rend pas meje..!Tomi Buzi






ÇDO NATË REND PAS MEJE..!
S’të njohë, stë kam parë, as takuar kurrë !
Po përse vallë, vjen pran meje çdo natë ?
Veshur si Jelena, e fshehur nën pëlhurë..
Që ecte duke qeshur mbi tapetin e artë !


Ta ndiej hapin, aromën që më turbullon,
As frymë s’më lë të marë, prania jote ,
Por për dreq, sa hapë sytë, ti ikën, shkon,
Duke lënë mbrapa, lakminë time, idiote !


Pas meje dëgjoj zëra që qeshin, e tallen..
Duke vrapuar në delir mbi vargjet e mia,
I kam radhitur, si Pablo Neruda hallet..
Që përgjigjet i gjente gjithmonë tek ironia !


Sa i ngjan Jelenës, mbushur me mistere,
Hapat të rrëshqasin ngadalë, mbi tapet ,
Si hije e murosur, rri fshehur prapa dere..
Si Dantja, që priste hënën, të ‘zbriste’ nga retë !


A ndoshta vjenë si Meduza e legjendës,
Që kërkoj puthjen hyjnore, për përjetësi !
Skalitur me pëndë palloi majën e penës,
Mbi gurin e vdekjes, të shkruante: Dashuri !


As emrin sja tha askujt, që ta mësonte,
E mbajti në gji,mbështjellë me legjendën,
Hënës ju lutë, veç një natë të ndriçonte ,
Ti tregonte vëndin, ku do fshihte zemrën!


Dhe që atëherë kam fjetur mbi legjenda,
Sjam magjepsur nga bukuria, jo , kurr !
S’mundë të jesh dinake veshur si Jelena
As Meduza s’mund të jeshë, kthyer në gur !


Për dreq, sikur ke lënë magjin gri të hirit,
Si Hifisti, ‘arenave’ të shpirtit të trazuar,
Derdhur lotë si Jelena, në mes të gjirit..
Mbi tapet, ku njëmij vite, asnjë femër s’kish kaluar !


Shekujve mbeti mjergullave, mbi tapete,
Për tu kthyer, kërkoj eliksirin e përjetsis,
Endrrat që kish parë duke shaluar dete..
I endi mbi tapet në gadishullin e Marisë !


Edhe ti, do të endesh netëve pa hënë,
Loti do t’pikoj idilin, rrjedhur në muza,
Thellë, do ruash dashurin e pa thënë..
Duke fshehur psherëtimën, tek buza !
Pse vall e ndjej kaq pranë frymën tënde,

Duke vrapuar vargjeve, si muza e magjis,

Ti shkon duke qepur retë, si fustane hëne

Mbështjellë me mistere, si perëndia e dashurisë
Tomi Buzi.
Albania.