Të mleksur mish dhe thua-Veron Hoxhaj 

Të mleksur mish dhe thua

Eh mor dashi kuacë
Flije aty ,ku flija dhe unë
Në stanë, kur bënte ftohtë
Ti vije dhe më ngrohe me frymë .

U rrite me mua
Në male të thepisura
Të ndiqja nga mbra
Edhe pse isha me opinga te grisura.

Të solla te pazari
të shesë për para
Të ble një palë opinga
Se mu grisën të lodhurat opinga. mua.

Shpirti mu dogj fare
Zemra mu pervëlua
Kurë dashi kuacë
Ma vuri kokën mbi trupin timë dhe mu ankua.

E mora dhe ika,
Nuk e shita në pazar
Opingat i mbërtheva
Me tela me darë.

Dhe dashi u gëzu
Prapë më perqafoj
Atje në malë me mua
Në ballin e kopesë si legjendarë rrugëtoj.