Gjyshja ime-Marjol Ago

Gjyshja ime
Dimri më kujton gjyshen time,
Sa herë e ndjej të ftohtin,
E vesh trikon që ma endi me mundime,
Para se të fluturonte tek Zoti.
---
I vesha dhe çorapet,
Se gjyshja aty e kish hallin,
E tani i bëj të sigurt çapet,
Por s’e shuaj dot mallin.
---
Dorezat kam në duar,
Që m’i endi së fundi,
Ama zemrën e kam të shpuar,
E malli i saj më shkundi.
---
E unë vrapoj nëpër kujtime,
Me triko e çorape prej leshi,
E end vargje për gjyshen time,
Sepse ajo shumë më deshi.
---
Gjermani, Vjeshtë 2025
Marjol Ago
✨ Gjyshet nuk ikin kurrë plotësisht — ato mbeten në çdo fill dashurie që lanë pas.
Shënim: kushtuar Gjysheve te mija!
---