-Ç’është Atdheu?Rubjana Nika 

Ç’është Atëdheu?

-Ç’është Atdheu?

Pyesim ende,

nga fillimi në vazhdim.

Një pikë loti rënë në faqe,

një dridhje zemre,fërgëllim.

-Është e ç’është Atdheu vallë?

Një fjalë zemre thënë bukur,

një mirësi dalë nga shpirti,

një zog në pemë,

mbi lule një flutur.

-Ç’është Atdheu ?

Pyetje shekullore,

po përgjigjet nuk kanë fund.

Është shumëçka,

shumë e shumë,

ninull që djepe ëndrrash tund.

Është ujëvara që rrjedh nga mali,

si flokë zane

dalë përrallash,

det i qetë,i trazuar,

shkëmbinj,brigje njomur stërkalash.

-Epo ,ç’është Atdheu tjetër,

për mua,ty,të gjithë ne?

Është universi,dielli,qielli,

është ky,më i ëmbli dhe.

Është natyra e bekuar,

më bujarja hijeshuar,

nuk e ka asnjë në botë,

gjithë thesaret na ka dhuruar.

Pyje,male,fusha,dete,

me ç’ka ka globi mbarë,

na i fali Zoti vete,

nëna natyrë,s’ka të sharë.

-Pra çfarë është Atdheu vallë,

për të gjithë me gjak shqiptari?

Është motivi i vetë jetës,

krenaria,ëndrra,malli.