Gjashtëshja VII- Kujtim N. Mullai

(Nga gjashtë)

GJASHTËSHJA VII

* * *

Vërtet,…me të drejtë,

Nuk e harrova në jetë,

Më shumë atë që më donte,

Se sa atë që doja.

Pse?

– do thoni –

Thjesht:

MIRËNJOHJA!

* * *

Ta zgjata dorën për shpëtim,

S’të lashë të bije në humnerë;

Kur nga ty prisnja përqafim,

Në hon më shtyve, besëprerë!

* * *

Zogu krahëthyer,

Mos prit të fluturojë,

Mos prit të këndojë.

Po e ngushëllove,

Dhimbjet ja shtove;

Lere të vajtojë!

I miri, zog…

Krahëthyer kush të desh,

Tani…ndoshta qesh!

* * *

Bota sot

E ngreh në qiell si GJENI.

Sa qe gjallë,

E quajti të marë,

E mbylli në çmendi!

* * *

Kujtoni, o miq,

Si shiten e blien,

sot në ankand,

Piktura të vjetra

Me miliona dollarë.

Piktori iku nga kjo botë,

I drobitur,

këmbë zvarrë,

zorë tharë!

* * *

Grumbullove, njeri,

Më shumë se KARUNI pasuri,

Sa mbretrit ta patën zili.

Po sot?…

Askush,

Varrin dhe emrin s’ta di!

30 nëntor 2025