Erdha nga larg-Valbona Kolaveri 

Valbona Kolaveri 

ERDHA NGA LARG

Erdha nga larg
Me mallin lot tejngopur
Ulur mbi qerpik,
Të thashë pa zë
Kam mall ,
Por t,i nuk ke se si ta dish

Të pyeta nën shpirt
A ke mall dhe ti?
Të pyeta ,s’mu përgjigje,
Dhe heshtja jote
Mu bë lot sërish

Erdha nga larg
Të të shoh një çikë,
Me mallin harkuar vetes
Me shpirtin thyer qelq për ty.