Cikël poetik- Vasilika Babo 

ENDRAT MBI QERPIK!

Netet ecin mes yjesh pa u ndjere,
dhe gjumin vjen lehte si pende prane meje .
Akrepat e ores si tik taket e jetes ,
endren mbi qerpik lekundin ne forne reje.

Kujtimet e bukura shpalosen papritur,
shperthejne prej mjegulles me ngjyra pranverore ;,
Lumturine e femijeve ne te bukuren natyre,
lodrimin e ligjerimin e fytyrave foshnjore.

Me tej te rritur nen bukuri te ralle ,
mbi stola ku dashuria flet me nje shikim .
Vajzat fytyreskuqur si molle starkinge,
djelmoshat u dhurojne me te emblin perqafim.

Dhe endra nen ritmin e saj lekundet ,
duke marre pas, pika lot te derdhur
per ata qe u ndane e mbeten te vetmuar,
si flete vjeshte rene , e mbi toke zverdhur .

Ndonse me sy hapur endra vazhdon
Bukuria e jetes shkelqen nga rreze e diellit
Kur lindin vogelushet, engjijt qe llastojme ,
Dhe jeta na fluturon me flatra drejt qiellit.

Shkelqen perpara meje me ngjyra ylberi .
mbi burimet qe zbresin nga majat e larta
rrezatim I arte ndricon valet e detit
ku formohen imazhe yjesh te kristalta .

Degjoj tinguj harmonike te nje kenge te harruar,
qe dikush me kitare i kendoi mbi nje breg.
Nje buzeqeshje me zbukuroi cepin e buzes ,
Para syve qe lotojne ,nje jete rreshqet!

Drite shpirti na dhurojne xixellonjat vogla,
me dashurine e pastertine e nje zemre feminore.
Ikin larg prej nesh me zemer te plasur, ,
si dallget qe coptohen brigjeve shkembore,

Ah kjo ender nate oret mi rremben ,
Gjumin mbi qerpik ma lan me pike lot
Bij ju dua shume dhe pa gjume le te mbes ,
Vetem syte tuaj pa i pare nuk rri dot!

BESIMI KULMINANT VITI I RI 2026! 

Vite te lumtura te fshehura mes yjesh,
vite pa vjedhje , korupsion e tradheti,
ku valle jini fshehur ,pse kini munguar ,
ne shpresat e ketij populli qe vuan ne uri ???
Babagjysher ne dhjetoret e tridhjet vjecareve ,
erdhur qete , qete, cdo vit pa nje fjale,
si nuk helmuat zemrat e tradhetareve ,

Te atyre njerezve katile e barbare?
Si nuk ndihmuat ate brez te bukur ,
qe gjakun e bijve derdhen per liri ,
Brezi me i arte ne vite i adhuruar ,
Qe luftoi e u mundua per nenen Shqiperi !

Pse o vite e late ne duar te krimineleve ,
Atyre qe e shkelen dhe e torturuan per vdekje,
duke pasuruar veten ne tranzicionin e mallkuar ,
, nje brezime ndergjegje te kulluar ,nuk i vleresuan mund e perpjekje?!?
E late pa ngrene pa pire, pa keqardhje , nga shpirtra kriminelesh te mbaruar ,
ujqer, zhvates me pangopesi , pa permbajtje ,
me mllef e urrejtje thelle dejet e tyre pushtuar .

O vite te tranzicionit shkaterimtar !
Si s’mundet te ngrinit lart bukurine e shpirtrave shqiptare ,
per keta femije , drite pasardhese e nje kombi te ndritur ,
qe cicerojne gjuhen e bukure te embel amtare.
Si nuk ju ngopen ditet, muajt e vitet,

Por late kete vend pa fryme ne jete,
duke larguar nga gjiri i nenes , engjijt e parritur ,
duke lene te tretet kete komb ,si nje vend te shkrete .
Si gjethe peme i syrgjynoset shkretetirave botes …!
nga ererat e forta te shkaktuara prej erozionit ,
duke i thare gjakun popullit shqiptar
e hapur plage te madhe prej mergimit, e tranzicionit.

Kush mund te zgjidhe gje a gjezen e ketij kombi ,
Dhe deri kur padrejtesia e pandeshmeria do te zgjate tek ne ?!?
Ku kalbesira e kesaj kohe helmoi humorin ,
treti buzeweshjen e dhuroi plaget me te medha ne te bukurin Atdhe.?
Vetem ky popull do te kthehet ne Perendi ,
te mund te trete helmin , perhapur mbi shpirtin e vrare .
Besimi ,s’do te de humbe , as do te pakesohet cdo dite tek ne ,

per shpresat e deshirat qe vrane keta pushtetare.
Besimi kulminant mbetet per ty Vit i ri 2026!
Viti me i dashur , Altar i te madhit bekim ,
Qe ky komb te jete gjalle, te marre fryme i lire e te beje kthese,
e mbi gjithe trojet e kesaj bote ,nje pishtar drite mencurie ,
si parardhesit e tij i pa mposhtur nder shekuj te mbese!

E shpejte eshte dita , kur do te vuajne ata kriminele,
qe ketij kombi i rane ne qafe me ligesine ,
kjo bote e lindur ,di te ndaje pabesine ,
duke mare hak, e duke vene ne fronin e arte dashurine .

Dhe vjen dita e gjykimit jo ne ferrin e amshimit ,
ketu ne kete bote qe te sundoje dashuria.
E tille eshte bekuar ne gjenezen e krijimit,
te lahet nga ujvarat e katarakteve ,
e te ndrite nga bardhesia .

Eja djalosh i bukur Viti Ri 2026!
me duar te mbushura plot dhurata njerezore.
Por mos harroni te merrni me vete shpaten tuaj me te mprehte ,
te shkurtoni kokat e qenieve djallezore!,