
Dëshmori Njazi Ramiz Rexhepi
(01/ 11/ 1967-06/ 05/ 1999)
Dëshmori Njazi Rexhepi u lind, më 01/ 11/ 1967, në fshatin Sllatinë e Epërme-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Njaziu ishte pjesëmarrës së bashku me shokë në demonstratat e vitit 1988-1989 në qytetin e Ferizajt.
Njaziu së bashku me vëllain e tij Jonuzin dhe djalin e xhaxhait të tij Avni Rexhepin dhe me bashkëvendësin dhe bashkëluftarin, Fahredin Hoxhën nga Sllatina e Poshtme, lëshuan punën nga Italia dhe hynë në Shqipëri për të iu bashkuar radhës së UÇK-së për çlirimin e atdheut. Trimat për të hyrë në Kosovë ishin ofruar në fshatin Padesh të Shqipërisë, i cili ishte pothuajse në kufi me Kosovën. Aty afër ishte Kosharja, një vijë e fortë e frontit përball forcave ushtarake, milicore të Serbisë që aty ndodhej edhe kazerma famëkeqe ushtarake serbe.
Njaziu me vëllain e tij Jonuzin dhe shokun e tyre Fahredinin të armatosur dhe me uniforma të UÇK-së, ishin inkuadruar në Brigadën “138 Agim Ramadani”.
Ata kishin një dhimbje të madhe, sepse një ditë para hyrjes në këtë Brigad kishte rënë dëshmori, Jonuz Qazim Zejnullahu, më 05 maj të vitit 1999, nga fshati Skifteraj-Komuna e Vitisë.
Luftime të ashpra zhvilloheshin në mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e milicore serbe që ishin pozicionuar në bunkere. Për shpartallimin e forcave serbe në ato bunkere ishte i përgatitur Njaziu me bomba dore në afërsi në një distancë disa metra, për të hedh bombat në bunker, por ai sulmohet me një breshëri plumbash nga forcat armike dhe merrë goditje vdekjepruese. Njaziu bie dëshmor në fushën e nderit, në mbrojtjen e Kosharës Legjendare, tek “Rrasat e Kosharesë”, më 06 maj të vitit 1999, në malet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, ai i bashkëngjitet dëshmorëve të përjetësisë për të mos vdekur kurrë.
Dëshmori Njazi Rexhepi!
Kush po e lenë për liri punën nga Kurbeti?
dy vëllezërit trima, Rexhepi!
Për lirinë e atdheut tonë,
sot se nesër bëhet vonë!
Njaziu shkoi n’luftë për liri,
radhës vullnetarëve t’mërgimtarëve duke u pri!
Në Koshare për t’shpërthyer rrethimin,
luftëtarët e lirisë hapën kufirin!
Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” ishte bashkuar,
armiqtë shkije për t’i larguar!
N’betejen e furishme t’luftëtarëve shqiptarë,
n’ofenzivë u mposhtën pushtuesit gjakatarë!
Duke mos kursyer jetën për liri,
disa luftëtarë shqiptarë shkuanë n’përjetësi!
Ra Njaziu për të mos vdekur kurrë,
për liri t’popullit,... për tokë arbërore,...
dhe për flamur!
Në vendin e quajtur “Rrasa e Kosharës” n’përjetësi ra,
veç Kosova mos t’mbetet nën shkja!
Shkolla e Sllatinës ku fitohet dituri,
u emrua me emrin e tij!
Është n’kujtesë t’popullit çdo herë,
me shumë krenari i bëhet nder!

Shkruan: Sami ARIFI