Vitet ekuacion-Vjollca Aliu 

Vjollca Aliu 

______________________________________________

VITET EKUACION 

 
______________________________________________
 
 
Gotat u cakërruan
Shkoi dhe një vit tjetër
Gëzimet e vuajtjet e zemrës 
Mbeten si shkronjat n’letër.
 
Gotat që nuk u thyen
Si zemrat që s’thyhen dot
I rrëmben vërshima e stuhia
Por arteriet s’lahen n’lot. 
 
Copa gotash tjera 
Thërrime u shpërndanë
Sikur shpirtrat që coptohen
Ikën, shkuan, kurrë s’u panë.
 
Gëzime, vuajtje, buzëqeshje e lot
Të gjitha i ka jeta
Lum kush me sinqeritet jeton
E nuk fshehet nga e vërteta.
 
Jeta gjithçka ka
Jeta është matematikë
Kush shumëzon vuajtjet e të tjerëve
Lumturinë e vet ai ka me zbritë.