Dëshmori Shabi Faik Kajolli-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Dëshmori Shabi Faik Kajolli

Shabi Kajolli u lind, më 20/ 04/ 1961, në qytetin e Shkupit, ai shlollën fillore dhe të mesme e kreu në Shkup. Para luftës në Kosovë Shabiu kishte punuar si argjentar, më saktësisht në pjesën e qytetit të Shkupit të quajtur Çair, ai kishte shkuar në luftë, kundër okupatorit serbo-sllavë, në Zonën Operative të Dukagjinit. Ra në përjetësi, më 05/ 05/ 1999, në Betejën e Koshares. Shabiu u radhit në grupin e dëshmorëve në përjetësi, ai mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.

Dëshmori Shabi Kajolli!

Shabi Kajolli jetonte n’Shkup,
kurrë atdheut nuk iu humbë!
Anë e mbanë trimat ku ishin,
kurrë atdheun se braktisnin!

Me pushkë n’dorë Shabi Kajolli,
thotë s’tërhiqemi kah është trolli!
N’Zonën Operative t’Dukagjinit ai si rrëfe,
për liri që shqiptari t’ketë vend n’atdhe!

T’fluturojnë shqiponjat hiç pa nda,
kurrë atdheu mos t’mbes nën shkja!
Për t’mos mbetur vendi n’robëri,
ra trimi n’përjetësi!

Luturojnë shqipet për Dardani,
kërkojnë çerdhet n’Iliri!
Burrëria n’luftë atë e madhëron,
me krenari populli e nderon!