Vullnet Mato

DHURATA E GJITHËSISË
Dashuria të bën zog të fluturosh,
të rendësh hapësirave në largësi,
buzë të ëmbla, diku të kërkosh,
ku një zemër ruan, nektar për ty.
Nxito, o beqar, i pavendosur!
Natyra s’të krijoi, në këtë botë,
të presësh karrierën e përsosur,
por, të dashurosh, sa më fort.
Mosha vërsnike, që ti lë prapa,
do vjetrohet, njëherësh me ty,
pas pranverës, lulet djeg vapa,
stinës së re, nuk i hy më në sy.
Kur ke kohën, po nuk dashurove,
nga e cila njerëzimi është krijuar.
frutat e dashurisë, po nuk shijove,
s’mund të thuash, se ke jetuar.
Pa dashuri, s’të do, as jeta vet,
trung pa degë në mes të shtëpisë.
Pa dashuri je, një pemë pa fletë,
nuk vegjeton blerimin e shoqërisë.
Se pa lëshuar lastarë edhe një lis,
thahet shpejt e bëhet shtyllë,
të mbajë përsipër, tavanin e çatisë,
pa gëzuar shushurima flladi në pyll.
Ndaj gjallesat, nxitjen e dashurisë,
kanë të shkruar në kodin gjenetik,
të shtojnë specien e ardhmërisë,
duke përjetuar, dashuri në çift.
Këto të vërteta, ti dhe vet i di,
por koha të fton, të dashurosh.
Teksa pret, të peshkosh në rini,
ke lenë zemrën, të dridhet bosh.
Kur dashuria fillon, tek ti të pulsojë
e oksigjeni që thith, bëhet i ëmbël,
atëherë dhe shpirti fillon të këndojë,
duke prekur telat e hollë në zemër
Përjeto fenomenin, kur dashuria,
ndez në deje, gjakun e përvëluar!
Se është dhuratë, nga vet gjithësia,
në shtatë qiej, për të fluturuar…