Robert Bërns

Meri Morison
-O Meri eja në dritare.
Eshtë ora jonë e dëshiruar?
Ç’kushtojnë mijera thesare.
Mundim të madh do të duroja.
Si skllavi që duron i strukur.
Kur zemrën tënde ta fitoja.
‘Moj Meri Morisan e bukur!
Dje me muzikë e me vjoli.
Ndër djem e vajza kërcimtare.
Mendimi më shkoi tek ti.
Unë isha atje, po s’ndjeja fare.
Kish fort të bukura ndër to
Kish plot me nur sa s’bëhet më.
-Po unë thashë: ‘“Nuk ka jo
si Meri Morison asnjë!”
-O Meri do ti ta mundosh.
Atë që zbret e
për ty në varr?
Dhe shpirt e zemër t’i coptosh.
Për fajin se të do me zjarr?
Në s’më pranon si dashuror.
Trego për mua pak meshirë!
Ti s’mund të kesh një shpirt mizor
Moj Meri Morisan e mirë.
(perktheu Lasgush Poradeci)