Harresa!Gjeorgjina Kapaj

Largohen dashuritë dhe zemra trishtohet.

Në oborre harresash çdo ditë përgjysmohet

Mungojnë dashuritë e besa që dikur dhanë

Ngritën lesa e gjerdhe bënë mure si gjerdanë

Mungojnë dashuritë se nuk patën çiltërsi

Si lulja që vyshket në erë e shi

Lotët bien si krua në gjoks e në sy

Folën përçart në një ditë si yje.

“Të dua” the me gojë, por zemra s’ishte pranë

Fjalë bosh e thatë si një papagall.

As zemrat s’qanë as shpirti s’u drodh

Kur rrugët u ndanë si lumi që vërshon.

Erdhe nga halli si një dashuri e munguar

Mos ardhsh më kurrë e ftuar a e paftuar.

Në brigjet e jetës vjen dashuria e vërtetë.

Të bëhet fjala si dallgë e lartë në det

Gjeorgjina Kapaj

Athinë 4/12/2025