“Dita kunder dhunës”- Migel Flor

“DITA KUNDER DHUNËS”

..Mos e ushqe dhunën”

Mos e lejo dhunën të bëhet frymë,

ajo djeg zemrën, shuan dritë.

Vetëm dashuria mban botën gjallë,

jo grushti që vret, por fjala që ndrit.

“Dhuna hesht jetën”

Dhuna s’ka zë, por ulërin në shpirt,

plagë lë pas, që kurrë s’mbyllen shpejt.

Ta ndalim sot, ta shuajmë përjetë,

se jeta lule është, jo shtrëngim me dhé.

Kundër dhunës

Dhuna s’është forcë, por plagë që dhemb,

shkatërron ëndrra, zemra që rënkojnë.

Le të ngrihet zëri, të ndalet ky tmerr,

veç paqja dhe dashuria jetën e shpëtojnë.

“Jo dhunës”

Dhuna thyen zemra pa faj,

shuan buzëqeshje, mbjell vetëm mall.

Le të rritet dashuria në çdo hap,

jo frika që dridhet nën çdo val.

Migel Flor

2.10.2025(Dita kundër dhunës)