Drithërima vjeshte !..

ngazëllimi dhe ajo pak gjallëri që kishte
mbetur thellë..
midis heshtjes dhe psherëtimës
në vjeshtën e parë ,
ndoshta u deshë të derdhej
qielli me shi ..
për të mbytur reflekset e pëshpërimës,
duke hapur një t’jetër
sipar..!
Drithërima moti,
hyjn e dalin si reflekse englendisjesh
marramëndëse,
pa trokitur portave të botës tonë
ende ‘primitive’,
përtej aurorës shumngjyrëshe, që shfaqet fanitëse ..
qëndrojnë drithërimat, ngulitur
si një ‘holokaust’,
që depërtonë thellë
ndjesive !..
Dy vjeshtët ,
si motra të zemëruara shkojnë mbas njëratjetrës,
duke endur ngjyrat si në një festival melankolie,
përtej,
një tjetër botë shkonë krahë tyre..
e heshtur..
me idilin ngazëllyes,
që shuan dhe ndezë kandilat e vjetër ..
në retina sysh,
të vdekur !..
Drithërima vjeshte,
vështrime të venitura që regëtijnë si gjethe të rëna..
drejt një bote pa ngjyra ,
fashiten aty-këtu si copëza
pasqyrash,
ku rëshqasin pika shiu,
pastaj shkojnë thellë, shum thellë
oazeve të panjohura..
ku drithërimat përkundin ‘oqeanet’ dhe ‘qiejt’ e çdo njeriu !..
Dridhërima vjeshte,
vijnë dhe ikin si copa gjethesh në erë,
duke mar me vete trishtim..
fragmente ëndrrash,
endur
nga përtej ngjyrave tinzare,
plot shkëlqim,
deri ku pasthirrmat e regjura nga pështyma ”gjigandësh”..
zvarriten përtej kufirit
që ndan Tetorin,
me kapistall ‘floriri’..
titanësh !
Tomi Buzi .