Kohë pa shpirt-Makfire Shala

Makfire Shala

Në këtë kohë,

njeriu flet shumë

por nuk ndien.

Buzëqeshjet janë si maska

që fshehin boshllëkun mbrapa syve.

Zemrat i kanë kthyer në gurë,

e shpirtin në një ekran të fikun.

Dashnia u bo si treg,

mirësia si marre,

e Zoti u harrua ndër fjalë të kota.

Nëpër rrugë ecin trupa,

por shpirtrat mungojnë.

Njerëzit s’e pyesin ma “a je mirë?”,

veç “a je online?”.

Por unë besoj

se diku nën gjithë këtë ftohtësi,

Zoti ende frymon.

Në sytë e një fëmije,

në duart e një nëne,

në heshtjen e një njeriu që lutet pa u pa.

”….Sepse edhe kur bota

bahet gur,

Ai prapë krijon lule

në shpirtin e atyne

që nuk dorëzohen”

Me respekt e dashuri,

©️Makfire Shala

Stadt Luzern