Dy poezi nga Eldina Ago

Dy poezi nga Eldina Ago

ELDINA AGO lindi në Berat në vitin 1989 dhe jeton në Itali prej 25 vjetësh. E apasionuar pas të shkruarit qysh në moshë të re, në vitin 2004, u shpall një ndër ndër finalistët në një konkurs poezie në provincën e Sienës, në nderim të Mario Luzit. Ka mbaruar Universitetin në degën Gjuhë dhe Letërsi të Huaj në Universitetin e Bergamos dhe aktualisht jeton në Komo, ku punon si mësuese në shkollë fillore.Irma Kurti.

….

Dhe përhapet

brenda gjoksit

kjo tokë e pabanuar

         ku pulëbardhat

          nuk fluturojnë më

dhe xixëllonjat

               e fikura

               rrallohen

në qiellin e thellë të natës

kujtesë e shqyer

e gjërave të humbura

një gërvishtje betoni,

çdo vajtim

*****

Qielli shkëlqen

me gjethe jeshile

flutura vallëzuese

midis rrezeve të palëvizsshme

në gojë një portokall

i shqyer midis dhëmbëve

ëndrrat digjen

në vendin e gjarpërinjve

                 në kufijtë e botës.