
Elda Jorganxhi
Në sytë e botës,
kërleshet heshtja me zhurmën.
Në kurriz të jetës, beteja lë gjurmën.
Gjakosur me hiçin për përgjigjet që s’u gjetën,
në thellësi të shpirtit,
boshllëku i jetës i flet.
Vrerosur me lutje që në kishat e qiellit mbetën.
Në valët e vetes,
lundrimi i ndërgjegjes fjet.
Kristalet e kujtimeve thyhen ngadalë
në iluzionin e një pafundesie.
Sekondat vetvriten,
si pjella e një marrëzie.
Në dridhërimë vetja zhduket prej kësaj çmendurie.
Përmbytja e botës nuk vjen nga qielli,
por brenda nesh.
Dilema e botës fundoset:
të jesh a të mos jesh!
tetor 2025