Ferit Toma

E DUA NATYRËN
E dua natyrën, si nënën me fëmijë,
Më jep ajër, ujë e bukuri,
Por njeriu shpesh, pa mend e pa ndjenjë,
E shkatërron, pa ndalur, çdo ditë e më zi.
Lumenjtë i ndot, pyjet i pret,
Kafshët i tremb, zogjtë i zbeh,
Pluhuri, mbeturinat, tymi që del,
E bëjnë tokën të qajë në heshtje e në dhemb.
Të ngremë duart, të mbjellim pemë,
Të ruajmë ujin, jetën, dhe hënën,
Se natyra pa ne mund të jetojë vetë,
Por ne pa të, s’mbijetojmë dot në këtë rruzull të ndenjur!